22 November, 2009

E kaluara islame e Spanjës

Gerald BUTT

E KALUARA ISLAME E SPANJËS

“Kur të krishterët e ripushtuan Granadën, ata i dogjën të gjithë 80,000 librat që gjendeshin në bibliotekën e pallatit - për të bërë që të shuhej kujtesa e sundimit islam.”




Kur ushtritë arabe dhe berbere kaluan nga Afrika Veriore në Spanjë në shekullin e tetë, ata menduan se zbuluan parajsën në tokë.
Me kalimin e kohës, më në fund ata u përzunë në vitin 1492 ku në këtë kohë ata krijuar një festim tokësor të parajsës - pallatin Alhambra dhe kopshtet në Granadë.
Për arabët e shkretëtirës, uji është luks. Dhe në borën e shkrirë të maleve në Sierra Nevada ata gjetën atë që dëshironin. Me anë të një vargu kanalesh të ndërlikuara ata e drejtuan ujin drejt e në fushat e pallatit dhe në fushat e pluhurosura më poshtë.
Ende sot në Alhambra ju mund të keni një paraqitje të shkurtër të parajsës. Rrymat e vogla e dërgojnë ujin andej-këndej nëpër shatërvanet dhe pellgjet e panumërta - deri në një vend duke u vërsulur poshtë kanaleve në parmakët e shkallëve të gurta. Uji spërkat dhe vërshon kudo. Çikla të mëdha uji me ngjyra gjenden në trëndafilët halorë, zambakët dhe jaseminët me aromë të këndshme.
Nuk mund të lëmë pa përmendur këtu salltanetet e vetë pallateve me oborret e tyre të ndriçuar nga pemët dhe të freskuar nga shatërvanët dhe me muret të stolisura nga mbishkrime të hollësishme arabe dhe pllaka me motive.
Për një arabolog si unë, një vizitë në Alhambra do të ishte përvoja e tërë një jete. Por unë u ktheva paksa i zhgënjyer. Jo për bukurinë e asaj çfarë unë pashë - por më tepër me një përshtypje se karakteri arab dhe musliman kishte qenë disi i minimizuar.
Kur të krishterët e ripushtuan Granadën, ata i dogjën të gjithë 80,000 librat që gjendeshin në bibliotekën e pallatit - për të bërë që të shuhej kujtesa e sundimit islam. Pastaj ata ndërtuan një katedrale në vendndodhjen e xhamisë së madhe dhe aty vendosën një fasade baroke rreth pallatit kryesor.
Sot Alhambra është etiketuar fort si një vend i rëndësishëm turistik i Spanjës. Një libër udhërrëfyes spanjoll thotë se Alhambra është për Granadën siç është sheshi Shën Petro për Romën ose sheshi Shën Marku për Venecian.
Ajo çfarë nuk thotë libri udhërrëfyes është se Alhambra është një trashëgimi kulturore e thuajse tetë shekujve gjatë së cilës arabët jo vetëm që e sunduan Spanjën por ata gjithashtu futën në Europë matematikën, filozofinë dhe diturinë greke. Gjithashtu, arabët sollën në Spanjë portokallet, limonat, orizin, sheqerin, hurmat, pambukun dhe shumë gjëra të tjera.
Pastaj atje ndodhi sistemi i hollësishëm vaditës, duke e sjellur ujin në fushat e Andaluzisë dhe duke i dhënë asaj pamjen që ka sot. Edhe kur arabët u dëbuan në masë, 2 familjeve iu kërkua që të qëndrojnë në secilin fshat për të drejtuar sistemin vaditës.
Me fjalë të tjera, të krishterët e Europës ishin të kënaqur që trashëgonin trashëgiminë e sundimit arab në Spanjë, por ata nuk donin (ngurronin) që të pranonin origjinën e saj islame. Udhëtari amerikan, Washington Irving, e vërejti këtë kur vizitoi Granadën në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë. Spanjollët, tha ai, i konsideronin muslimanët asgjë më shumë se “pushtues dhe uzurpues”. Dhe duket se kjo është ende situata e sotme.
A ka ndonjë arsye kjo? Unë besoj se ka. Arabët ndihen disi të mërzitur se si ata janë përshkruar në Perëndim - si njerëz të paditur, që u mungojnë epërsitë e historisë dhe qytetërimit tonë. Gjatë largimit tim nga Granada, më erdhën ndërmend fjalët që më ka thënë dikur diplomati jordanez i dalë në pension Hazem Nuseibeh.
Për të, historia është si një ilaç. Sa herë që ai ndihej i pikëlluar për shkak të prapambetjes dhe dobësimit që i ka ndarë arabët sot ai arratisej në librat e historisë dhe lexonte rreth lavdive të së kaluarës, jo vetëm për lavditë e Andaluzisë.
Por ikja nga realiteti nuk mund ta fshehë faktin se të gjithë arabët e dinë se ata e kanë humbur rrugën e tyre dhe e kanë humbur respektin e tyre për veten. Ata jetojnë, në pjesën më të madhe, nën regjime të korruptuara dhe të paafta, dhe - siç ata e shohin - nën hijen e perëndimit.
“Perëndimi kërkon melodinë me të cilën ne kërcejmë,” më tha Rabi Dexhani, një biznesmen palestinez në Jordani, “Ne e urrejmë melodinë dhe ne e urrejmë veten tonë për të kërcyer”.
Mbledhja e kësaj fyerje është krijimi i brezave të rinj të arabëve të cilët janë armiq të perëndimit. Pa një platformë politike në të cilën mund të shfryejnë inatin e tyre, ata do të kthehen gjithnjë e më shumë për t’u ngushëlluar me Islamin dhe fundamentalizmin islamik. Dhe veprimet e dhunshme që kryejnë luftarakët e njollosin emrin e Islamit në perëndim.
Prandaj sloganet anti-islame që i pashë të shkarravitura në muret e karavansarajin (hotelin e madh) e vjetër në qendër të Granadës - dhe pamjen e shqetësuar dhe mosbesimin në fytyrën e Hasanit, pastruesin e qendrës së vogël aty pranë, kur unë trokita në derë.
I njëjti mosbesim është në rritje. Ai është një rreth vicioz që nuk do të prishet me lehtësi. Por ky do të ishte një fillim për perëndimin që të japë kredi aty ku i takon.
Po, Alhambra është një trashëgimi kulturore e prekshme e qytetërimit të madh islam. Por atje ka shumë trashëgimi të tjera të paprekshme që nga koha e sundimit arab në Spanjë, të cilat janë elemente përbërëse të jetës sonë të përditshme që ne i kemi marrë si dhuratë. Nëse do të pranoheshin këto borxhe, atëherë arabët, besoj, do të shkonin përsëri në numër të madh në xhamitë e tyre. Por ata do të tërhiqeshin më pak sesa tani për shkak të gjendjes së zemëruar të fundamentalistëve anti-perëndimorë.

Përktheu nga anglishtja:
Ermal BEGA
Tetor 2009

18 November, 2009

Revista "URA", Pranverë/Verë 2009 (Nr. 1/2)


REVISTË KULTURORE-SHKENCORE
PËR STUDIME ORIENTALE

BOTON:
“QENDRA SHQIPTARE PËR STUDIME ORIENTALE”

trajton:

Albanologji
Ballkanologji
Orientalistikë
Arkitekturë
Arkivistikë
Civilizim
Histori
Filozofi
Gjuhësi
Letërsi
Moral
Art
Shkencë
Kulturë
Figura të shquara
Sociologji, etj.

PËRMBAJTJA

1. Dr. Edward SAID
Të jetosh në gjuhën arabe

2. Mr. Sc. Sadik MEHMETI
Orientalistët - vështruar ndryshe

3. Dr. Iljaz REXHA
Memorandumi i Abdyl Frashërit kundër vendimeve të traktatit të Shën Stefanit

4. Dr. Murad HOFMANN
Mentaliteti europian dhe Islami

5. Mr. Azem XHELADINI
Njohuri të përgjithshme të gjuhës arabe

6. Dr. Muhamed MUFAKU (ARNAUTI)
Maruf Arnauti, romancieri i parë në letërsinë siriane

7. Roald HYSA
Shndërrimi i hapësirës urbane në Tiranë

8. Sabina MORANDI
Qytetërimi perëndimor, nuk do të kishte ekzistuar pa Islamin

9. Osman MYDERRIZI
Shënime nga regjistrat e Sheri-es së Beratit


Recensione

1. Dr. Muhamed MUFAKU
Recension i librit “Arratisje nga Lindja” i autorit Enis Sulstarova

2. Dr. Ali Fuat BILKAN
Recension i librit “Keqkuptimet e orientalistëve” nga autori Dr. Suat Yıldırım


Poezi orientale

1. Ermal BEGA
Damasku, syri i Lindjes & Damasku-Shami (Poezi)

2. Dr. Abdul Latif ARNAUTI
Dobërlluka (Poezi)

3. Nizar KABBANI
Dashuri e pamundur (Poezi)

Reportazh nga promovimi i numrit të parë të revistës “URA”

Libra të rinj

Ftesë për bashkëpunim

Boton:
“QENDRA SHQIPTARE PËR STUDIME ORIENTALE”
Tirana-Albania
P.O.Box 8203
www.acfos-albania.org
E-mail: info@acfos-albania.org, uramagazine@gmail.com

08 October, 2009

Botimet e reja nga A.C.F.O.S. - Albania

Librat e reja të botuara nga "Qendra Shqiptare për Studime Orientale" - (A.C.F.O.S. - Albania)
Tiranë-Shqipëri


1.
Libri “ABDULKADËR ARNAUTI - Jeta dhe vepra”, është libri i parë në gjuhën shqipe mbi jetën dhe veprën e Shejhut (dijetarit) të madh musliman me origjinë shqiptare, Abdulkadër Arnauti.
Ky libër është shkruar nga një prej ish-nxënësve të tij, ku tregon mbi prejardhjen e Shejhut, jetën dhe veprat e tij. Edhe pse kjo është një broshurë e vogël, shpresojmë që të hedhë pakëz dritë mbi një prej figurave më të spikatura islame (dhe shqiptare) të kohëve të sotme. Urojmë që vepra të tjera mbi jetën e personaliteve muslimane shqiptare në përgjithësi dhe mbi veprën dhe jetën e Abdulkadër Arnautit në veçanti, të shohin dritën e botimit në gjuhën shqipe.

Të dhëna mbi librin:

Titulli i librit: ABDULKADËR ARNAUTI - JETA DHE VEPRA
Autor: Mahmud Muhamed Xhemil el-Kesr (Ish-nxënës i Shejhut)
Përktheu nga arabishtja: Mr. Azem XHELADINI
Redaktor gjuhësor: Ermal BEGA
Botues: A.C.F.O.S. - Albania
Viti i botimit: 2009
Formati: A5
Faqe: 72
Tiranë-Shqipëri


2.
Libri “HISTORIA E SHKENCËS ISLAME”, është një ndër librat më të veçantë që i prezantohet lexuesit shqiptar. Autori i librit, orientalisti anglez Xhorxh Sarton, ka bërë një pasqyrim shumë të bukur të historisë së shkencës islame, duke treguar për kontributin e muslimanëve në shkencë, shpikjet shkencore të muslimanëve, ndikimin që pati shkenca islame në Lindje (me qendër në Bagdad) dhe në Perëndim (me qendër në Kordovë të Spanjës së sotme). Andaluzia e atëhershme i kishte dhënë një hapërisë shumë të madhe shkencëtarëve muslimanë duke themeluar në të njëjtën kohë institucione të mëdha për zbulime shkencore. Një paraqitje të bukur, autori në këtë libër i bën gjendjes në të cilën ndodheshin në atë kohë të krishterët evropianë (Mesjeta e errët evropiane) dhe bën një krahasim më qytetërimin që muslimanët kishin arritur të krijonin në Evropë.
Shpresojmë që ky libër të tërheqë vëmendjen dhe të lexuesve shqiptarë të etur për shkencën në përgjithësi dhe për shpikjet (shkencën) islame në veçanti.

Të dhëna mbi librin:

Titulli i librit: HISTORIA E SHKENCËS ISLAME
Autor: Xhorxh SARTON
Përktheu nga anglishtja (dhe plotësoi me shtojcë): Ermal BEGA
Redaktor gjuhësor: Ermal BEGA
Botues: A.C.F.O.S. - Albania
Viti i botimit: 2009
Formati: A5
Faqe: 194
Tiranë-Shqipëri


3.
Libri “LIDHJET LETRARE SHQIPTARE-ARABE”, i shkruar nga autori sirian me origjinë shqiptare, Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti) është ndër librat më me vlerë të shkruara nga ky autor. Ky libër, gjithashtu, është teza e tij e doktoraturës, e cila mbeti pa u botuar që nga viti 1981 (siç e përmend edhe vetë autori në parathënien e librit, pra për më shumë se 25 vjet), për të arritur që ta shohë dritën e botimit vetëm në vitin 2009. Një libër i tillë përmban një qasje studimore për herë të parë mbi lidhjet letrare shqiptare-arabe, ku vlen për t’u theksuar vlerësimi për autorin.
Autori jep në detaje dhe me fakte mbi origjinën e kontakteve letrare mes shqiptarëve dhe arabëve, jep të dhëna mbi kontaktet e ndërsjella mes dy popujve e të tjera informacione që lexuesit në përgjithësi dhe në veçanti orientalistëve, gjuhëtarëve, letrarëve, historianëve, etj. do t’u shërbente shumë.
Urojmë që ky libër të tërheqë vëmendjen e lexuesve dhe kritikëve shqiptarë.

Të dhëna mbi librin:

Titulli i librit: LIDHJET LETRARE SHQIPTARE-ARABE
Autor: Dr. Muhamed MUFAKU (ARNAUTI)
Përgatiti për botim: Ermal BEGA
Redaktor gjuhësor: Dr. Xhevat LLOSHI
Botues: A.C.F.O.S. - Albania
Viti i botimit: 2009
Formati: A5
Faqe: 296
Tiranë-Shqipëri


4.
Libri “BALSAMI I LUMTURISË”, është një libër i cili flet mbi filozofinë islame. Ai është shkruar nga dijetari i madh musliman Muhamed Gazzali, i cili gjatë kohës në të cilën jetoi shkroi gjithashtu edhe librin e tij më të famshëm Ihja ulumu ed-Din (Ripërtëritja e diturive-shkencave fetare). Besojmë se pas leximit të librit, lexuesit do të marrin balsamin për shumë sëmundje shpirtërore.

Të dhëna mbi librin:

Titulli i librit: BALSAMI I LUMTURISË
Autor: Muhamed GAZZALI
Përktheu në shqip: Ahmet RAMO
Përshtati dhe përgatiti për botim: Ermal BEGA
Botues: A.C.F.O.S. - Albania
Viti i botimit: 2009
Formati: A5
Faqe: 146
Tiranë-Shqipëri


5.
Broshura “ARABËT”, nga orientalisti i mirënjohur skocez G.A.R. Gibb është kontributi i parë i këtij autori në gjuhën shqipe. Në këtë broshurë autori flet shkurtimisht mbi gjendjen e botës arabe-islame gjatë kohës që ai jetonte, pra në fillim të shekullit 20. Autori i kësaj broshur, një skozec i cili prej fëmijërisë së tij ka kaluar 5 vjet në Egjipt është shumë i njohur me botën arabe, duke shkruar më vonë këtë pamje të jetës së popujve arabë.

Të dhëna mbi librin:

Titulli i librit: ARABËT
Autor: G.A.R. Gibb
Përktheu në shqip: Klodiana SMAJLAJ
Redaktor gjuhësor: Ermal BEGA
Botues: A.C.F.O.S. - Albania
Viti i botimit: 2009
Formati: A5
Faqe: 146
Tiranë-Shqipëri

06 September, 2009

L’identità islamica degli Albanesi - Mito o realtà

di Ermal BEGA*

L’identità islamica e al contempo europea degli albanesi, diventata ultimamente è una questione trattata molto seriamente da parte di celebri personalità accademiche e vari studiosi albanesi.

Possiamo dire che problemi di questa natura, non sono nuovi per gli albanesi, essi si sono verificati durante tutta la loro storia, però si nota che ultimamente esse stanno emergendo con maggior intensità. Fatto sta che per un lungo tempo nei giornali e nei diversi media nazionali si è discusso se gli albanesi abbiano un identità islamica oppure una europea (cioè un identità cristiana-cattolica-latina oppure slavo-greco-ortodossa)!

Personalmente, non capisco il senso di questo dibattito a mio avviso insensato, tenendo in considerazione il fatto che l’intera Europa ed il mondo in generale è a conoscenza del fatto che la maggioranza della popolazione albanese è di religione islamica, praticandola o meno, conoscendola o meno (molti di qulli si fanno chiamare musulmani ma non sanno nulla della loro religione).

In secondo luogo, non riesco a capire il perché in Albania si faccia una tale politica infame anti-islamica. L’Islam è una religione dalla quale nessuno ha mai avuto problemi e neanche dai veri credenti.

É diventato luogo comune in Albania il negare della nostra identità islamica ed l’aver paura che se noi ci presenteremo all’ Europa come musulmani non ci permetteranno di farne parte.

A coloro che pensano in tal modo rispondiamo che “la paura è compagno inseparabile del ingiustizia” (W. Shakespeare), e che “il coraggio senza la ragione è uno dei tratti della paura.” (Seneca)

Tornando al nostro discorso, vorrei citare qua una frase tratta dal libro “I sette sogni del Albania” del grande imam, patriota, maestro, ex-consigliere del Ministro del Educazione, ed grande politico albanese H. Ali Korça che, nel lontano 1944, nella seconda edizione del suo libro scrisse: “Quando l’Europa ha decise di creare questo pezzo d’Albania, non ci mise la condizione che questo sarebbe avvenuto solo nel caso in cui avessimo abbandonato la nostra religione? In caso contrario l’avrebbero disintegrata completamente. E questo non è affatto giusto, perché noi sappiamo bene che se la maggioranza della popolazione non fosse stata musulmana, neanche questo pezzo sarebbe rimasto al Albania, ma al contrario sarebbe stata divisa tra gli stessi paesi confinanti.”

Per quanto riguarda i tanti discorsi trattati dai media e la propaganda imponente che cerca di indurre al erronea idea che gli albanesi sono un popolo ed uno stato laico (tutto questo con il proposito di lasciare da parte la maggioranza musulmana), vorrei aggiungere una frase che Napoleone Bonaparte disse quando vide che la troppa liberalizzazione era arrivata ad un limite estremo e la religione veniva disprezzata: “La religione è utile, perché anche se non ce ne fosse stata una, ci sarebbe stato il bisogno di crearla, questo solo la religione la può assicurare perché la morale di una nazione.” Dopo aver detto questo, si impegòo a preparare un clero degno delle necessità dell’epoca.

I tedeschi dicono: “Un professore, per quanto sapiente sia, se è una persona laica, non deve entrare ad insegnare né alle elementari e nemmeno all’ università.”

L’ultima frase sarebbe adatta per tutti quelli che vorrebbero gli albanesi convertiti al cristianesimo, quelli che fino a ieri attaccavano l’Islam ed i musulmani albanesi di nascosto, ed oggi, invece appaiono nei mass media ostentando coraggio e insistendo fortemente sulla loro idea della non appartenenza all’identità orientale musulmana bensì a quella europeo-cristiana.

Il peggio sta nel fatto che queste persone almeno per quanto riguarda il nome appartengono alla religione musulmana, a prescindere dal fatto che, nella loro ignoranza, confondono persino i termini specifici quali: muslimanesimo con l’Islam, muhamedani con i mussulmani ecc. L’Islam, non ha preso il nome dal suo profeta al quale gli fu rivelata questa divina religione come accade con il Cristianesimo che prese il nome da Gesù Cristo (Isa, secondo l’Islam), il Buddismo da Buddha ecc.

Si sa, che qualora questi individui proprio non volessero dirsi musulmani hanno il pieno diritto di professare un altra fede, in questo caso, meglio che cambino anche i loro nomi, come per esempio da Hayrullah possono farlo Thanas oppure Vangelo, da Abdullah possono cambiarlo in Paolo oppure Giovanni, da Ismail (nome del nostro profeta Ismaele chiamato dai Cristiani Iscmaeel) a Giovanni, ed da Fahri (che significa “colui che porta la gioia”) a Francesco ecc., ma non hanno nessun diritto di intromettersi negli affari personali degli altri, sopratutto se si tratta della maggioranza dei credenti di un intera religione. In questo modo, è naturale che si creino delle discrepanze tra le diverse comunità religiose, dopo di ché la responsabilità ricade su di loro, come nel ormai noto caso del crocefisso che volevano fissare in cima ad un monte in mezzo alla città di Scutari in una zona con documentata maggioranza di abitanti mussulmani: all’ epoca si creò un clima di tensione tra le due comunità, quella cattolica ed quella di maggioranza musulmana.

E vero che oggi gli albanesi stanno vivendo in condizioni di libertà e democrazia, però questo stato di libertà ed democrazia ha uno slogan che come tale si deve rispettare: “Libertà e democrazia significa che sei libero di dire o fare tutto ciò che desideri eccetto ciò rechi danno a te stesso o agli altri.”

In questo contesto rientra anche il fatto che ognuno è libero di fare le sue scelte, ma non può ed non deve in nessun modo imporre agli altri le sue idee.

Noi (parlo dei pseudo-musulmani albanesi) non possiamo diventare più cattolici del Papa…

Allora perché svolgere questi dibattiti inutili per una questione che è stata risolta proprio dagli stessi albanesi più di 600 anni fa accogliendo l’islam come propria religione (questo ben prima che giungessero i turchi)! Come si sa, il popolo albanese ha accettato di propria volontà la religione islamica, questo per ragioni diverse e ben note, ma mai essa non gli è stata imposta con la violenza. Possiamo affermare che in quei periodi della storia in cui c’è stata la “violenza” essa è avvenuta per motivi politici o personali, ma mai per imporre l’islam agli albanesi e dimostrare chiaramente che gli albanesi non si sono mai battuti tra di loro per motivi religiosi, quando è avvenuto è stato per motivi personali o tribali.

Fatto sta che attualmente in Albania, le persone che sono a capo della Politica, dell’arte e della cultura, dei media, della cinematografia, della pubblicazione dei libri ed anche del business sono persone di religione cristiana, soprattutto greco-ortodossa (molti di loro non hanno origini albanesi ma sono insediati qualche di tempo in Albania), ce sempre sono stati rispettati dalla maggioranza musulmana.

Un giorno un fratello mi riferì che il noto pubblicista e deputato Nicol Lesi, nel giornale da lui diretto pubblicò un articolo dove citava l’origine ed la religione di molti politici di un determinato partito: la maggior parte di loro era ortodossa, non essendo neanche di origini albanesi. Dopo questo, non abbiamo sentito sollevare alcuno problema da parte dei i musulmani albanesi, poiché l’islam accetta anche che il popolo possa essere governato da un non musulmano quando non si trovi una persona adatta tra i musulmani oppure quando un paese musulmano vien invaso, però questo deve accadere solo e soltanto quando essi sono giusti ed governino con giustizia.

Purtroppo, le altre religioni non hanno lo stesso riguardo, esse cercano in tutti i costi che la popolazione si converta alla religione di coloro che li governa.

L’Europa (l’occidente) cattolica, non vede l’Islam semplicemente come un muro davanti a sè, ma come una ostacolo dinnanzi ai loro desideri e pretese, credono e sono convinti che l’Islam sia l’unico pericolo per gli stati Europei.

L’orientalista cristiano europeo Gardner disse: “Proprio questa forza nascosta del Islam mette paura al Europa.”

Questa identità cristiano-europea venne menzionata per la prima volta al inizio del XX secolo (sub. frase citata da H. Ali Korça) la quale alla fine degli anni novanta prese delle dimensioni enormi.

Duro è l’attacco che ultimamente si sta facendo contro la presenza dell’Albania e della sua rappresentanza nella Conferenza Islamica.

Di ciò si è discusso a lungo nel dibattito tenuto qualche tempo fa a Tirana, dove si trattò l’identità europea degli Albanesi Vi parteciparono diverse personalità che sostennero la tesi del identità cristiana-europea degli albanesi. Purtroppo non erano stati invitati (si intende, per un evidente ragione) rappresentanti della Comunità Mussulmana Albanese (KMSH) e neanche una qualche nota personalità musulmana. Erano presenti solo personalità delle comunità cristiane, cattoliche ed ortodosse (compresi i religiosi di questi culti ), erano invitati anche diversi studiosi, come per esempio il direttore della libroteca ( e non biblio-teca) nazionale il quale è di origine “vllaho-ortodosso” ecc.

Se vogliamo mettere in discussione l’adesione alla Conferenza Islamica di un paese come l’Albania che ha una percentuale quasi del 80% della popolazione musulmana, che dobbiamo dire di quella della Russia, uno stato nel quale la percentuale dei musulmani è molto più bassa?

Per quanto riguarda la “mezza” identità degli albanesi i quali devono appartenere o al Oriente o al Occidente, questa è una questione delicata, la quale non si può risolvere semplicemente scrivendo o dicendo qualcosa in pubblico.

L’Islam ha dimostrato di esserci sempre stato in questa terra, soprattutto dopo il sistema dittatoriale comunista ed ateo. Ormai si sa, che anche le persone che si vogliono identificare con l’identità cristiana europea sono figli di quel sistema ateo e totalitarista.

E’ erroneo pensare che noi musulmani albanesi non amiamo l’Europa, perché volenti o nolenti siamo consapevoli che è stato Dio ad averci collocati in questo angolo di mondo, ma il fatto sta, che citando di nuovo Gardner, l’Europa non deve temere l’islam per causa nostra , ma ci deve accettare cosi come siamo.

L’identità religiosa degli albanesi, che fanno parte del vecchio continente resisterà nonostante tutto e non sarà minaccia per nessuno.

*Ermal Bega is Executive Director of:
“Albanian Center for Oriental Studies”
Tirana-Albania
P.O.Box 8203

tradotto dall’albanese da Vajada Keçi Manjani

24 June, 2009

Shtatë profecitë e një të urti

Shtatë profecitë e një të urti

Ermir HOXHA
(Gazeta “Shqip”, e Enjte 23 Nëntor 2006)

Së afërmi del i ribotuar libri i klerikut të njohur të viteve ‘20-‘40, Hafiz Ali Korça, i titulluar "Shtatë ëndrrat e Shqipërisë". Iniciativa i përket Ermal Begës, një i ri i dhënë pas veprave të vjetra të kulturës orientale dhe jo vetëm fetare.

Ato, në fakt, janë shtatë ëndrrat e klerikut të madh, Hafiz Ali Korçës, një ndër personalitetet më të mëdha të fillimshekullit të kaluar, një ndër postet e larta shtetërore të të cilit, e paimagjinueshme për kohët e sotme kur klerikët duhet të shohin të prapmet e tyre, ishte ai i këshilltarit të Ministrisë së Arsimit, në vitet e para të shtetformimit shqiptar. “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë” është një libërth i tij, që i përket vitit 1944, i cili së shpejti do të jetë në një botim të ri, iniciativë e orientalistit riosh, Ermal Bega, që ka prirjen të mbledhë visar të letërsisë orientale, me përmbajtje nga shumë fusha. Përgjithësisht, veprat e Hafiz Ali Korçës janë pasioni i tij, pasi kjo figurë, nga më prodhimtaret dhe më aktivet në vitet ’20-’40, ku veçohen përkthimi i “Rubairave” në një variant anti-Nolian, apo një manifest kundër Bolshevizmit, mbetet pak i njohur ndër shqiptarë, përveç brezit të hershëm. “Shtatë ëndrrat e Hafiz Ali Korçës” janë një vepër e rrallë dhe e klasifikueshme mes atyre veprave madhore të klerikëve patriotë shqiptarë të të gjitha besimeve, të cilët formimin, dellin dhe kulturën e tyre krijuese ua kanë kushtuar ndjenjave atdhetare. Përmes shtatë ëndrrave, Hafiz Ali Korça ka bërë një pasqyrë të realitetit shqiptar të viteve të nxehta monarkike, haxhiqamiliste e më pas komuniste, duke parandjerë përçarjen e kombit dhe retë e zeza të së ardhmes. Krahas kësaj, shtatë poezitë përmbajnë dhe zbërthimin e kuptimit të tyre, po me gjuhë poetike, një rast i rallë ky në letrat shqipe. Të shtata poezitë emërtohen thjesht me numër të paraprirë nga fjala poezi, ndërsa shtjellimi i tyre, vjen më pas i emëruar si “Ç’provim i ëndrrës së...” Por kjo vepër nuk është e kufizuar vetëm në shtatë poezi. Ajo është dhe një vepër në prozë, ku Hafiz Ali Korça e ka plotësuar me kujtime, ide e komente për zhvillimet shqiptare të kohës. Prej tyre, veçohen 5 propozimet e Hafiz Ali Korçës, bërë në Kongresin e Dibrës, ku si pikë e parë e tij është: “Mësimi i gjuhës shqipe zyrtarisht në çdo shkollë”. Një pikë tjetër është: “Mosdërgimi i djemve shqiptarë si ushtarë në shkretëtirat e zjarrta të Jemenit se dy të tretat s’kthehen”. Ndërsa pika e katërt e propozimeve të Hafiz Ali Korçës është: “Pastërimi i moçalevet, ndreqja e rugavet dhe e uravet...”.
Ardhja e Princ Vidit është një tjetër rrëfenjë e Hafiz Ali Korçës në librin e tij “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë”. Mësohet se ai ka qenë një ndër mikëpritësit në mbërritjen e princit karrierëshkurtër. Hafiz Ali Korça shkruan: “Dervish Hima, unë dhe dy të tjerë mbajtmë nga një fjalë frëngjisht dyk e kallzuar gëzimin e ardhjes së tij. Së fundi na u përgjigj frëngjisht dhe ajy”. Libri i Hafiz Ali Korçës, që pritet të dalë nga botimi si çdo vepër e llojit të saj, nga njëra anë pasqyron personalitetin e autorit, nga ana tjetër, është pasqyrim i një realiteti të caktuar, të një kohe të turbullt, e mbetur e tillë edhe sot, për shkak të devijimeve ideologjike të historiografisë shqiptare.

Orientalistika si pasion

Libri i Hafiz Ali Korçës, “Shtatë ëndrrat e Shqipërisë”, ndodhet në një vardak librash të vjetër të mbledhur me merak e skrupulozitet nga një i ri i dhënë pas orientalistikës. Ermal Bega është diplomuar për këtë fushë në Universitetin e Prishtinës, por pasionin e tij e ka më së shumti empirik, të datuar që para 11 vjetësh, ku gërmonte kudo për të gjetur ekzemplarë të rrallë në gjuhët orientale. Librat që ka arritur të mbledhë janë më së shumti në persisht, osmanisht dhe arabisht. Janë libra me fletë të zverdhura nga vjetërsia, diku me fletë të hapërdara dhe diku të thërmuara ti tallash. Në këtë lloj pasurie ka libra politikë, sociologjikë, fetarë, shkencorë dhe libra të letërsisë. Kamus Al-‘Alam (Fjalori i njohurive botërore), vepra pak e njohur ndër shqiptarë e Sami Frashërit me mbi 4000 faqe, ndodhet në bibliotekën “antike” të Begës. Ajo është origjinale, e shkruar në osmanisht dhe është trajtuar nga autori si një enciklopedi botërore, për të gjitha fushat. Po nga Sami Frashëri, ai posedon në origjinal veprën “Kamus Turki” (Fjalori i Turqishtes), që konsiderohet si një ndër kryeveprat dhe bazat e kulturës e mendimit turk. Po ashtu, në duart e orientalistit të ri ndodhet edhe një përmbledhje origjinale e revistës “Dituria” të Lumo Skëndos, alias Mit’hat Frashëri, si dhe një numër revistash të Kadri Vokopolës, kryetarit të shoqatës “Drita Hyjnore” të titulluara “Njeriu”. Kjo pasuri e rrallë e poseduar privatisht nga Bega, është planifikuar të publikohet në një panair bukinistësh, që Ministria e Kulturës do të organizojë së afërmi në qytetin e Vlorës. Shumë prej veprave, sidomos ato që mbajnë autorësinë e disa figurave të mëdha klerikale të kohës, si Ibrahim Dalliu apo Haki Sharofi, janë në planet e orientalistit Ermal Bega për t’u ribotuar në variante të reja.

Në luftë për Rubairat e Khajjamit

Në luftë për Rubairat e Khajjamit

Umer Khajjami, në dritë-hijet e përkthimit shqip. Debatohet mbi besnikërinë e Nolit ndaj poetit pers, një betejë sa letrare aq edhe fetare.

Besiana LUSHAJ
(Gazeta “ABC” - Tiranë, datë 30 Dhjetor 2006)

Muslimanët shqiptarë janë të zemëruar me Fan Stilian Nolin, ndoshta që nga dalja e parë e përkthimit të Rubairave nga Umer Khajjami, një mëri që ende nuk është shuar, madje po theksohet. Muslimanët shqiptarë të sotëm po përpiqen të riprezantojnë Khajjamin, jo ashtu siç njihet sot përgjithësisht, por mbi të gjitha si një dijetar (jo vetëm poet) i ndryshëm nga tipologjia e krijuar me përkthimin e Nolit, veçanërisht me vargun “sa je gjallë, kthe kupa e puth çupa”. Nëpër rrethet teologjike dhe letrare muslimane në Shqipëri, për të vërtetë dhe të saktë mbahet vetëm një përkthim, ai i Hafiz Ali Korçës, dijetarit dhe poliglotit musliman të persekutuar gjatë regjimit të kaluar. Ka qenë ai i pari që e ka quajtur Nolin “mashtrues”, bashkëkohësi i tij Hafiz Ali Korça, i cili si një njohës i thellë i persishtes dhe fetar i devotshëm, nuk mund të lejonte që metafiziku dhe poeti persian të humbte aq shumë nga bota prej së cilës vjen, duke u përcjellë nga Fan Noli, tek mendjet e reja shqiptare, vetëm si një poet i kënaqësisë trupore dhe dehjes nga pija. Kështu, Hafiz Ali Korça boton në vitin 1930 “Rubaijjati Umer Khajjamit”, duke vënë si arsye të parë të botimit, rregullimin mbi shtrembërimin që Noli i ka bërë vargjeve të Khajjamit. Por nuk është thjesht një luftë përkthyesish, por është më shumë: një përplasjë mendësish mbi mënyrën e të jetuarit dhe të edukuarit të shqiptarëve. Është lufta për të ruajtur një identitet musliman, ashtu siç jetojnë sot komunitetet muslimane kudo në botë dhe frustrimi që ata ndjejnë nga përçmimi që u bëhet prej kulturave perëndimore, për më tepër, duke risjellë një poet persian, në tone delirante kënaqësie trupore. Për të njëjtën arsye, ribotohet kjo vepër për të tretën herë, në vitin 2006, sipas variantit të parë, nga orientalisti Ermal Bega, i cili ndan të njëjtat mendime për përkthimin dhe vetë Nolin, që ka nxjerrë këto krijime jashtë çdo konteksti fetar. “Noli... mund të ketë pasur tendenca për të treguar atë pjesë islame që përmbajnë rubairat, si diçka banale dhe të pavlerë, duke treguar për shembull për çështje që lidhen me verën ose femrat, duke dashur që njerëzit të pranonin përkthimin e tij si të pastër”, shkruan në pasthënien e librit. Ermal Bega, një orientalist aktiv dhe botuesi i “Rubaijjati Umer Khajjamit” nga Hafiz Ali Korça, beson se përkthimi i Korçës, është i përpiktë si një metro’ mbi vargjet e vjetra persiane, duke iu afruar tepër kuptimit filozofik dhe të virtytshëm të atyre vargjeve. Por, pa mohuar edhe përqasjen fetare të tyre. Ashtu si në një nga shkrimet që përmblidhen në libër, ku shprehimisht thuhet dhe jepen disa fakte nga Hafiz Ali Korça, se Umer Khajjami ka qenë besimtar i përkushtuar, edhe pse ky është një debat që ende nuk i është gjetur filli, pasi figura e Khajjamit është aq komplekse dhe vepra e tij as gjithëpërfshirëse sa të gjithë e gjejnë veten. Dyshimet për mosbesimin e Khajjamit, Korça i përmend kur bëhet fjalë për reagimin e poetit ndaj atyre injorantëve “që shpikin përralla çifutësh” shprehet Korça dhe jo ndaj fesë dhe Zotit. Kurse, Noli është distancuar krejtësisht nga pozicioni i tij prej kleriku, kur ka marrë në dorë rubairat e përkthyera nga FitzGerald, duke u kthyer në një romantik. Studiuesi shqiptar që është thelluar më shumë mbi punën dhe jetën e Fan Stilian Nolit, është shkrimtari dhe studiesi Nasho Jorgaqi, i cili teksa shprehet për figurën e fuqishme të Nolit, tregon ndryshimin e parë që ekziston midis dy figurave bashkëkohëse. “Noli, si talent i fuqishëm krijues nuk ka mbetur rob i fjalës. Ai ka bërë një perifrazim e jo përkthim të rubairave, duke ngritur kundërshtimin e Hafiz Ali Korçës, i cili ka bërë një përkthim teologjik të tyre”, thotë për ABC Nasho Jorgaqi. Sipas tij, Noli, i ka parë Rubairat e Khajjamit, nga pozicioni i krijuesit dhe jo nga ai i teologut, siç është në fakt përkthimi i Korçës dhe arsyeja për këtë ka qenë transmetimi i kontekstit human dhe emancipues të rubairave, në kushtet ku jetonte shoqëria shqiptare e atëhershme. Është pak e çuditshme ky figurim kaq delikat i klerikut shqiptaro-amerikan, i cili duhet ta kuptonte perceptimin fetar të këtyre vargjeve, të paktën lidhur me botëkuptimin shqiptar islam. Anashkalimi i këtij dimensioni, paralelisht të kundërt me të vetin, mund të ngrejë pikëpyetje mbi respektin e Nolit për fenë Islame ose thjesht për një vizion të hapur dhe të çlirët të tij mbi fenë në përgjithësi. Gjithsesi, Jorgaqi shpjegon se përkthimet e Nolit, edhe nga gjuhë të tjera, përmbajnë një forcë të tyren, një dinamikë dhe energji që buron nga Noli. Pra, rubairat e përkthyera nga Noli janë më të bukura dhe poetike, më humane dhe sigurisht të përafërta me kulturën perëndimore. Ndërsa, rubairat e përkthyera nga Korça, janë më të sakta, më afër variantit origjinal, por që humbasin në formë poetike. Në fakt, shqiptarët janë përfshirë në një debat ndërkombëtar mbi figurën, punën dhe besimin e Khajjamit, që kur, njëherë e përgjithmonë ai ndikoi në botëkuptimin perëndimor mbi të vërtetën, ekzistencën dhe vdekjen; pas përkthimit të Rubairave nga Eduard FitzGerald, një poet anglez i shekullit të 19-të, i cili gjithashtu është akuzuar se përkthimet e tij poetike të Rubairave janë krijime më vete, ndryshe nga Rubairat origjinale.
Ndarja mes lindjes dhe perëndimit në të gjykuarit e kësaj figure, është logjikë e ndarjes fetare dhe kulturore mes tyre: në Perëndim ato janë një himn i kënaqësisë sensuale; ndërsa në Lindje ato kanë një reputacion krejtësisht të ndryshëm, njihen si romanca alegorike me Zotin. Gjithsesi shumë nga kuptimet dhe kontekstet e Katrorëve, siç quhen ndryshe, janë të panjohura dhe të pazbuluara si në Lindje ashtu edhe në Perëndim.

05 June, 2009

Mbahet "Simpoziumi mbi përtëritjen e sjelljeve fetare" në Damask-Siri

Përgatiti: Ermal BEGA

Është me rëndësi të madhe organizimi i simpoziumit mbi përtëritjen e sjelljeve fetare në këto rrethana shumë kritike që po gëlltisin tërë botën - tha Dr. Muhamed al-Avva, rektori i Universitetit të Damaskut.
Duke iu drejtuar pjesëmarrësve në ceremoninë e hapjes së simpoziumit mbi sjelljet fetare, i cili u mbajt nën përkujdesjen e ministrit të Arsimit të Lartë në datën 10 Shkurt 2004 në ambientet e Universitetit të Damaskut, dr. Muhamed al-Avva tha se zhvillimet e fundit ndërkombëtare dëshmojnë për ndryshimet e kujdesshme të standardeve dhe vendimeve, dhe gjithashtu edhe për shfrytëzimin mizor të besimit dhe fesë në shërbim të interesave personale. Ai foli gjithashtu për mosmarrëveshjet e krijuara ndërmjet kombeve dhe aspiratat e errëta të popujve dhe shpresat për të arritur një të ardhme të ndritshme dhe të sigurt.
Simpoziumi 3-ditor u organizua nga Qendra e Studimeve Strategjike e Universitetit të Damaskut dhe nga Qendra e Studime Islame. Pjesëmarrësit në simpozium ishin dijetarë të njohur muslimanë nga 8 vende të ndryshme, duke përfshirë Sirinë, profesorë të universitetit dhe një numër i madh njerëzish.
Rektori i Universitetit të Damaskut, dr. Muhamed Isam al-Avva, theksoi se të gjitha fetë qiellore nuk kanë thirrur asnjëherë për ndarje, urrejtje, konflikte dhe diskriminime, përkundrazi, ato kanë thirrur për kulturë, paqe, mirësi dhe bashkëpunim. Historia arabe tregon kapituj të ndritur të tolerancës, bashkëjetesës dhe bashkëkulturës fetare. Dr. Al-Avva theksoi rëndësinë e madhe të mbajtjes së këtij simpoziumi shkencor në Universitetin e Damaskut. Ai nënvizoi mbajtjen e shpeshtë të organizimeve të tilla mbi identitetin dhe kulturën arabe, dhe kurrë të mos mbetemi në anën dhe mashtrimin e valës së ndryshimeve që kërkojnë të na çrrënjosin neve prej historisë dhe të na bëjnë që të harrojmë gjithçka rreth identitetit tonë, veçanërisht në mes të këtij sulmi të fuqishëm e barbar kundër Islamit. Forca të ndryshme policore janë kthyer kundër nesh nga ata terroristë të cilët proklamojnë se janë duke luftuar terrorizmin. Nën pretekstin e luftës kundër terrorizmit, njerëzit në Irak e Palestinë i janë nënshtruar formës më të keqe të terrorizmit, përfundoi Dr. al-Avva.
Drejtori i Qendrës për Studime, Kërkime dhe Studime Strategjike, Dr. Muhamed Habash, tha se kërkimi për të përtëritur sjelljet fetare po mbahet në dritën e dispozitave objektive të Mesazhit Islam i cili aspiron të japë përgjigjet e plota për çdo vend dhe kohë. Është një nevojë e logjikshme që besimtarët duhet të aspirojnë fjalët e Zotit të Plotfuqishëm dhe traditat e Profetit Muhamed (paqja qoftë mbi të).
Përtëritja e sjelljeve fetare është bërë një nevojë kombëtare dhe mbararabe. Gjatë shumë shekujve, sjelljet islame kanë shërbyer si mbajtëse e kulturës dhe ndryshimit arab. Përtëritja është gjithashtu një nevojë kulturore, sepse ajo ishte e vetmja gjë që i shndërroi vendet e Shamit në një qendër kulturore ndërkombëtare gjatë Mesjetës. Përçarjet e ndryshme islame në vitet pesëdhjetë dhe gjashtëdhjetë i mundësuan Izraelit që të përvetësojë territoret e pushtuara arabe, dhe luftanijeve amerikane që të vijnë në brigjet tona. Tani ne jemi të vetëdijshëm për këtë realitet të hidhur.
Dr. Habash shtoi: Simpoziumi pasqyron një bashkëpunim kulturor mes OQ-ve dhe OJQ-ve, me njerëz të fesë dhe të mendimit. Të gjithë dijetarët folës kanë respekt të plotë për kulturën islame, dhe që të gjithë përpiqen që t’i bëjnë sjelljet islame kontribut për ndërtimin e jetës dhe komunitetit.
Aty u fol gjithashtu edhe për sjelljet fetare të krishtera që të zbatohen nga dijetarët e krishterë. Të gjithë duhet të ndërgjegjësohen për intrigat fetare zioniste të kryera në SHBA për të shfrytëzuar qëllimisht Librin e Shenjtë vetëm për t’u shërbyer interesave zioniste. Ishte Jesus Krishti (Isai) ai i cili e luftoi padrejtësinë dhe komplotet e çifutëve, dhe dha shembuj kryesorë për t’u ndjekur nga populli palestinez.
Nga Qendra për Kërkime dhe Studime Strategjike, Dr. Nabi Ali foli tepër për bashkëpunimin serioz dhe të frytshëm të mbajtur mes kësaj qendre dhe qendrave të tjera kërkimore dhe studimore në rajon, në nivele arabe dhe ndërkombëtare.
Dr. Ali theksoi rëndësinë e madhe të organizimit të simpoziumit gjatë këtyre sfidave shumë të vështira përballë kombit arab dhe musliman, dhe gjithashtu foli për ndryshimet shumë të shpejta që po përfshijnë atdheun arab dhe musliman në çdo aspekt të jetës. Ai bëri thirrje për përvetësimin e mënyrave shkencore, dhe nxitjen për të gjitha format e aktiviteteve në lidhje me kërkimin, njohuritë dhe konsolidimin e dialogut konstruktiv me qëllim që të planifikohet një sjellje e re fetare krejtësisht e aftë për të shtënë në dorë dhe kopjuar në të tashmen dhe në të ardhmen zhvillimin e ngjarjeve.
Në përfundim të ceremonisë së hapjes, aktivitetet e simpoziumit filluan me një sesion të kryesuar nga Dr. Samir Hasan me pjesëmarrjen e kryeredaktorit të revistës saudiane al-Kelimah (Fjala), Zaki Milad, Dr. Ahmed Burkavi nga Fakulteti i Filozofisë i Universitetit të Damaskut, dhe Dr. Abdul Meuti Bixhumi nga Egjipti.
Diskutimet që pasuan nënvizuan rëndësinë e përtëritjes së sjelljeve fetare kur në të njëjtën kohë duhen mbrojtur shtyllat bazë të fesë islame.
Ligjëruesit në sesionin e mbrëmjes ishin Abdul Kadir Kutani, Xhevdet Said, Enver Abu Taha, Dr. Abdulaziz al-Haxhi, dhe Shejh Husni Shehadeh.
Në simpozium gjithashtu me interes të madh u dëgjua ligjërata e dijetarit egjiptian Xhemal el-Sabit mbi Fik’hun e ri dhe rolin e tij në përtëritjen e sjelljeve fetare, ajo e dijetarit sirian Abdurrahman al-Haxh mbi strukturën e sjelljes së re fetare, dhe ndryshimet përkatëse pas 11 Shtatorit, dhe nga Dr. Abdullah al-Naxhar mbi përtëritjen e sjelljes islame nën udhëheqjen e Fik’hut Islam. Ligjërues të tjerë ishin: Dr. Suheir Abdulaziz, Dr. Fet’hi Jekin, Dr. Rifat Uthman etj.

Damask-Siri
Mars, 2004

27 April, 2009

Femrat e "ndershme" dhe prostitutat

Ermal BEGA

Rrjedhat e ndryshme të zhvillimit të botës moderne nga ana ekonomike, politike, gjeo-politike dhe teknologjike, të cilat në Shqipëri u shfaqën pas viteve 90, sollën tek ne edhe degjenerimin në masë të madhe të popullit tonë, e në veçanti të rinisë sonë shkollore dhe universitare. Nevoja e qenit për të kërkuar pakëz liri, duke shkëputur zinxhirët që e kanë keqtrajtuar dhe e kanë keqedukuar atë, si dhe nevoja për t’u bërë i afërt me njerëzit, i bëri shqiptarët që si turma qensh të thyejnë hekurat e burgut komunist që i kishte izoluar në atë birucë shumë të vogël të tokës shqiptare (jo të tërë Shqipërisë etnike). Komunizmi e bëri të vetën, ndërsa demokracia e pas viteve ‘90 e vazhdoi më tej këtë proces të nisur më herët. Komunizmi shqiptaro-ateist, duke i bërë shqiptarët që të largohen nga besimi në Një Krijues, i Cili ka vendosur një rregull jetësor të përsosur për krijesat e Tij në këtë jetë, padyshim që edhe prostitucionin e bëri diçka të natyrshme, por jo të deklaruar. Ndërsa “demokracia” e lejoi prostitucionin si diçka normale, të shfaqur haptas, të deklaruar, por të sulmuar deri diku brenda kufijve të interesave të saj.
Duhet të kuptojmë se në këtë kohë që po jetojmë (kohët moderne) ekzistojnë dy lloje prostitutash; ato që e shesin trupin, jetën dhe moralin e tyre për një shumë të caktuar parash dhe ato që kryejnë marrëdhënie me kë të duan dhe sa herë të duan, vetëm e vetëm për të kënaqur epshet e tyre shtazore, duke mos i ardhur aspak turp për atë që veprojnë.
Këtu dua të sjell një argument shumë të vërtetë dhe logjik, për devenë. Mashkulli, kur do të kryejë marrëdhënie seksuale me femrën e tij, shkon dhe fshihet pas ndonjë shkurreje me qëllim që të mos shihet nga njerëzit, kjo sepse Krijuesi ynë i Madhëruar i ka dhënë instiktin e ndjenjës së turpit kësaj kafshe, dhe nëse dikush prej njerëzve do ta shihte një veprim të tillë, atëherë deveja do t’i shkonte pas atij njeriu deri sa ta kapte dhe ta mbyste, duke mos e lënë të gjallë. Kjo është punë kafshësh, po njeriu si vepron...?
Shqiptarët, siç e përmenda edhe më sipër, duke dalë nga skëterra komuniste që i kishte pllakosur për rreth 50 vjet, u “çliruan” dhe u nisën me të shpejtë drejt Evropës dhe Perëndimit, pa menduar se ku do të arrinin. Më vonë, duke menduar se çdo gjë që sillet nga perëndimi i “qytetëruar” ose që shikohet në televizor, duket e mirë dhe duhet zbatuar edhe nga shqiptarët, për këtë arsye edhe veshjet e tyre të degjeneruara ne u detyruam t’i marrim e t’i veshim. Bluzat e ngushta, të hapura e të tejdukshme, fundet sa më të shkurtëra, fustanet e çara deri te kofshët, bluzat e hapura deri te gjinjtë ose të hapura nga prapa derisa të duket jeleku i tyre, bluzat e shkurtëra në mënyrë që të duket kërthiza (për këtë të përmendim dhe të mos harrojmë fjalën e mjekëve, se ato femra, që dalin me bark të zbuluar dhe kërthizën jashtë, janë më të rrezikuara që të mos lindin fëmijë për shkak të ftohjes dhe të bllokimit të organeve të brendshme të femrës për lindjen e fëmijës), janë pjesë e këtij kontigjenti të importuar nga Perëndimi dhe që nuk është aspak i përshtatshëm për popullin tonë shqiptar.
Imitimi i verbër nga femrat shqiptare i modës perëndimore vizuale solli si rrjedhim numrin prej rreth 30.000 prostitutash shqiptare, të cilat e kryejnë “zanatin” e tyre nëpër rrugët e vendeve anëtare të Evropës, si në Itali, Greqi etj. (pa përmendur këtu edhe prostitutat e rrugëve të Shqipërisë). Mos harrojmë edhe numrin e atyre kurvave “të ndershme” shqiptare, që nuk e shesin trupin e tyre për para nëpër rrugë, por një gjë të tillë e bëjnë për qejf dhe për të kënaqur dëshirat e shfrenuara të tyre.
Ndërkaq, në Evropë e në Amerikë, femrat me veshje të tilla konsiderohen si femra të bordellove, shtëpive publike dhe klubeve të natës (striptizëm), ndërsa në vendin tonë kjo dukuri shfaqet haptazi në shoqëri.
Nëse do të flisnim për sëmundjet e ndryshme infektive, e sidomos për atë sëmundje që konsiderohet si Sëmundja e shekullit XX, atëherë do të duhej të sillnin këtu një shprehje shumë të njohur profetike: “Sa herë që në një popull të caktuar përhapet imoraliteti dhe prostitucioni, në atë popull do të bierë murtaja (e ka kuptimin për të gjitha sëmundjet ngjitëse që rrjedhin prej imoralitetit dhe do të shfaqen sëmundje që nuk njiheshin nga paraardhësit e tyre.”
Sida, padyshim, është cilësuar si sëmundja më e rëndë e shekullit XX. Rastet e para të Sidës u shfaqën në Belgjikë, në mesin e disa punëtorëve dhe nëpunësve që kishin qenë në Zaire (evropianë që kishin qenë më punë në Zaire). Në vitin 1979, SIDA paraqitet edhe në SHBA. Në vitin 1980 janë shënuar vetëm 58 raste të SIDËS vetëm në SHBA, ndërsa jashtë saj, në po atë vit janë shënuar përafërsisht 2000 raste. Është konstatuar se 72 % e këtyre rasteve kanë qenë persona që merreshin me “seks të shfrenuar”. Ndërsa në Shqipëri kjo sëmundje vdekjeprurëse u shfaq pas viteve ’90-të me hyrjen e pluralizmit e të “demokracisë” në vendin tonë.
Hulumtuesit perëndimorë konsiderojnë se ekzistojnë disa shkaktarë kryesorë të përhapjes së sëmundjeve gjenitale. Dr. Uillkoks në gazetën mjekësore për Amerikën Veriore “Medical Clinics J.N.America”, e vitit 1972 (nr. 2) thotë: “Nga shkaktarët e zgjerimit dhe të përhapjes së sëmundjeve në mjediset perëndimore, përkundër përparimit të mrekullueshëm të mjekësisë, janë edhe këto:
1. Tolerimi dhe lejimi i marrëdhënieve (të lira) seksuale në shoqëri, para dhe pas martese.
2. Përdorimi i shtuar i mjeteve për parandalimin e shtatzënisë, duke qenë se shtatzënia ishte një nga arsyet më të forta që e ndalonte gruan nga marrëdhëniet seksuale. Humbja e këtij faktori bëri që të shtohet imoraliteti dhe prostitucioni tek gratë, pa iu frikësuar shtatzënisë.
3. Përhapja e “seksit të lirë” të një gruaje me shumë meshkuj dhe e kundërta. Meshkujt nuk kënaqen vetëm me një grua, e as gruaja vetëm me një mashkull, por njeriu kryen marrëdhënie me një numër të madh grash dhe e kundërta. Po ashtu, edhe seksi i shfrenuar po përhapet shumë shpejt në vendet perëndimore.
Në shoqëritë perëndimore, me të shpejtë u përhap “liria e seksit”, veçanërisht në mesin e të rinjve, prej të cilëve shumica e kanë humbur ndjenjën e vetëkontrollit, të dashurisë dhe të ngrohtësisë së jetës familjare.
Dr. Shofild në librin e tij “Sëmundjet gjenitale” (botimi i tretë) argumenton përhapjen e shpejtë të sëmundjeve gjenitale dhe konsiston se shkak i kësaj është shfaqja dhe përhapja e “seksit të lirë” dhe numri i madh i partnerëve seksualë. Ai thotë se përhapja e “seksit të lirë” ka ndodhur nga këto shkaqe:
1. Rritja e botëkuptimeve materialiste dhe largimi nga feja dhe nga morali i përsosur fetar;
2. Qëndrimi tolerant i shoqërisë ndaj imoralitetit (prostitucionit) dhe ndaj dukurive të shfrenuara të marrëdhënieve seksuale;
3. Përhapja e informacioneve dhe e të dhënave mbi seksin, nëpërmjet mjeteve të informimit (që po ndodh me të madhe edhe në Shqipëri);
4. Përdorimi i drogës e i alkoolit;
5. Mosha e hershme e pjekurisë së djemve dhe vajzave, e cila është ulur në 11-12 vjeç, në vend të 14-16 vjeç, sa ishte më parë;
6. Punësimi i nënave jashtë shtëpisë solli mungesën e lidhjes emocionale ndërmjet fëmijëve dhe prindërve edhe përkrah statusit të lartë social.
Dr. Shofild, më tutje, thotë: “Qëndrimi tolerant i shoqërisë ndaj të gjitha formave të marrëdhënieve seksuale është në rritje të vazhdueshme, saqë nuk ekziston më asnjë ndjenjë turpi nga prostitucioni dhe nga cilido lloj tjetër i seksit të ndaluar ose jonormal. Përkundrazi, mjetet e informimit kanë formuar një bindje të tillë, sipas së cilës është turp për djalin apo për vajzën që të jenë të virgjër. Pastërtia e djemve dhe e vajzave në perëndim është bërë një gjë plotësisht e pakuptimtë.”
Mjetet e informimit ftojnë në “seks të lirë” dhe e nxisin atë, duke e konsideruar si dukuri normale dhe të natyrshme.
Nëse do të flasim për në Shqipëri, do të vërejmë të njëjtën dukuri destruktive, pasi mjetet e këtushme të informimit publik transmetojnë në ekranet e tyre emisione të ndryshme banale. Kjo ndodh bile edhe në televizionet më të njohura në Shqipëri. Të mos flasim pastaj edhe për lokalet e ndryshme, diskot, parqet ose shëtitoret e Shqipërisë, ku rinia jonë me qëllim del që të “gjuajë” ndonjë të dashur sa për të kaluar një natë ose disa kohë me të. Rinia shqiptare u bë një pasuese e rëndësishme e atyre shkaqeve, të cilat Dr. Shofild i përmendi më lart. Shkatërrimi kryesor i rinisë sonë vjen nga largimi i besimit në Një Zot dhe edukimi i tyre me frymën moralo-fetare.
Por gjëja më anormale që po ndodh momentalisht në Shqipëri është se mënyrat e veshjeve, të cilat i përmendëm më sipër tek shqiptarët, nuk i praktikojnë vetëm femrat e reja për të shpalosur më mirë modën ekstravagante, por edhe gratë e moshuara. Ka disa nëna, që duke i veshur këto rroba, “i këshillojnë” edhe bijat e tyre që të vishen në të njëjtën mënyrë, por ka edhe disa nëna të tjera, të cilat edhe pse nuk e pëlqejnë për vete të vishen në një mënyrë të tillë, “i këshillojnë” vajzat e tyre që të bëjnë një gjë të tillë, imorale dhe të pandershme.
Këto femra, që ndryshe mund të quhen edhe “kurva të ndershme”, mund të kryejnë çdo gjë imorale, njësoj si ato prostitutat e ndyra dhe mund të luash si të duash me to, por nuk e pëlqejnë veten që të konsiderohen si prostituta (vetëm e vetëm se ato nuk e shesin trupin për para, por e japin “falas” dhe gjithçka e bëjnë vetëm për të kënaqur një “qejf” të fëlliqur të tyre).
Por si do t’i vejë halli këtyre vajzave shqiptare, me një histori morale të gjatë në historinë e tyre? A mos vallë kjo ishte një dëshirë e tyre, ardhur vetëm për të arritur deri në këtë shkallë, apo mos ishin interesat e qeverive të ndryshme në Shqipëri dhe rotacionit të tyre? Mos ishin interesat e të huajve (jo shqiptarë), të cilët u munduan të na sjellin në Shqipëri atë “kulturë” të degjeneruar të tyre?
Edhe pse tek ne janë krijuar me qindra organizata të ndryshme për ndihmë ndaj prostitutave dhe femrave imorale, prapëseprapë nuk ia kanë arritur që të ndihmojnë tërësisht ndonjë prej tyre dhe as nuk do t’ia arrijnë kurrë.
Është vërtetuar shkencërisht se, ai person që nuk është i edukuar me frymë fetare, nuk ka mundësi që të ndihmojë dikë tjetër në po të njëjtën gjendje.
Është një e vërtetë e pamohueshme se morali fetar islam ka luajtur dhe po luan një rol shumë të madh në ndalimin e marrëdhënieve jashtëmartesore dhe imorale. Në vendet arabe muslimane nuk do të gjesh asnjë të infektuar me SIDA (Aids) ose me sëmundje të tjera të ndryshme seksualisht të transmetueshme. Kjo ndodh sepse njerëzit që në fëmijërinë e tyre mësojnë që të qëndrojnë larg kontakteve me meshkujt e huaj, me të cilët nuk kanë të drejtë që të krijojnë lidhje martesore dhe mësojnë gjithashtu se imoraliteti është një gjë shumë e urryer nga Krijuesi.
Mjerë për ato femra dhe nëna që këtë veprim e kanë si ideal të tyre. Mjerë për ato femra dhe nëna, që nuk e dinë pse janë nëna. Mjerë për ato femra dhe nëna që rrisin këtë lloj brezi të vajzave në kohët e sotme “moderne”. Mjerë për ato vajza që nesër do të bëhen nëna dhe do t’i rrisin vajzat e tyre me po të njëjtën mënyrë. Mjerë për ne shqiptarët se në çfarë kohë po jetojmë. Mjerë për ne që nuk besojmë siç duhet në Zot dhe nuk i frikësohemi Atij.
Sa mirë do të shkonte poezia “Shqipëtar” e Çajupit për këtë kohë dhe për këtë rini shqiptare, vetëm se me disa ndryshime të vogla:

Shqipërin’ e mori greku (serbi, çifuti, vllehu, arumuni, maqedoni)
i vu zjarr!
Shqipëtar, mos rri, po duku,
shqipëtar!
Mjaft punove për të tjerë,
o fatkeq,
Kujto vendin tek ke lerë
dhe tek heq.
Të ka bërë Zoti
luftëtar,
si s’të lodhi robëria (ndaj njerëzve, jo ndaj Zotit)
shqipëtar?

I lutem nënave dhe motrave shqiptare që këtë artikull të mos e kuptojnë si një reagim të keq kundër të gjitha femrave dhe grave shqiptare në tërësi, por ky është një reagim vetëm për një pjesë të tyre. Unë jam shumë i vetëdijshëm se nuk mund të përgjithësohen kurrë të gjitha femrat dhe gratë shqiptare, sepse ka shumë të tilla që janë me të vërtetë tepër të moralshme dhe shumë të ndershme.

21 April, 2009

Doli në treg libri: "Rubaijjati (Rubairat) Umer Khajjamit"

Ermal BEGA

Rubaijjati (Rubairat) i Umer Khajjamit, përkthyer nga i madhi Hafiz Ali Korça

Rubairat (Rubaijjati) e Umer Khajjamit, të përkthyera në gjuhën shqipe nga një dorë mjeshtërore si ajo e Hafiz Ali Korçës, është padyshim një nga kryeveprat botërore të sjella, për fatin tonë, edhe në tryezën tonë shqiptare, për të shijuar dhe për të përfituar sa më shumë prej fryteve të tyre. Këto janë disa vjersha në vargje (ruba'i – d.m.th. katrorë në arabisht, ku rrokja e fundit e vargut të parë, të dytë dhe të katërt përputhen me njëra-tjetrën) të cilat bëjnë fjalë për jetën në të cilën jetonte vetë Khajjami, por edhe këshilla të vlefshme edhe për kohën tonë. Kjo buqetë trëndafilash është padyshim edhe përkthimi më serioz dhe më i saktë në gjuhën shqipe, ndryshe nga ai i Nolit, i cili e përktheu thjeshtë nga gjuha angleze, përkthyer nga Fitzgeraldi në gjuhën angleze për evropianët. Hafiz Ali Korça që në hyrje të këtij përkthimi i tërheq vërejtjen Nolit për pasaktësitë që ka përkthimi dhe botimi i tij në shqip. Ndërsa Noli në përkthimin e tij na del me një pseudonim, atë të Rushit Bilbilit (duhet pasur parasysh se Noli në kohën e tij ka përdorur disa pseudonime të ndryshme, dhe si për çudi të gjitha i ka pasur me emra muslimanësh), Hafiz Aliu nuk nguroi që ta nxirrte këtë libër me emrin e tij të vërtetë, bile në kohën më të vështirë kur diktatura komuniste-ateiste po merrte tatëpjetën. Dhe kjo nuk ka se si të shpjegohet ndryshe për Nolin, se ai mund të ketë pasur edhe tendenca të tjera për ta treguar atë pjesë islame që përmbajnë rubairat në këtë libër si diçka banale dhe të pavlerë, duke treguar p.sh. për çështjet në lidhje me verën (alkoolin) ose femrat (çupat siç i përmend Noli), dhe duke dashur që njerëzit, megjithëse me shumë mangësira dhe pa i kuptuar, ta pranonin përkthimin e tij si të mirë dhe të pastër nga ana e përkthimit e ajo gjuhësore. Padyshim që Noli nuk e ka ditur persishten, dhe nuk ka studjuar mbi rubairat e sakta në gjuhën persiane, ashtu siç bëri Hafiz Ali Korça ku këtu tregon se Khajjamit shumë prej rubairave të tij i janë futur prej të tjerëve, me qëllim e pa qëllim. Një ndikim shumë të madh në mosnjohjen prej shqiptarëve të përkthimit të Rubairave nga poligloti, dijetari, shkencëtari dhe atdhetari i madh shqiptar, Hafiz Ali Korça, ka luajtur edhe sistemi diktatorial komunist, ku shumicën e librave që kishin të bënin me fetë në përgjithësi, e atë islame në veçanti, i morën e i dogjën, dhe në këtë mënyrë figura e madhe e Hafiz Ali Korçës mbeti e panjohur për shumë vjet, dhe me to edhe shumë botime e shkrime të tij.
Prapëseprapë, ne jemi shumë të lumtur që më në fund lexuesit e nderuar të cilët kanë qenë dhe janë të painformuar për ekzistencën e një përkthimi të tillë, tashmë mund ta kenë në shtëpitë dhe bibliotekat e tyre këtë kryevepër botërore-orientale, ku pas çdo leximi ata do të mbetem tepër të kënaqur.

13 March, 2009

Islami dhe Orientalizmi

Sejjid Alim ASHRAF



Leksion i mbajtur më 8 Prill 2003
Në Institutin Islam të Arsimimit dhe Kualifikimit Profesional - Moka, MAURITANI

Unë do të doja, para së gjithash, të kërkoj falje për anglishten time sepse unë nuk jam mësuar ta shpreh veten time në anglisht. Siç e dini, gjuha ime amtare është urdishtja dhe gjuha ime akademike është arabishtja. Unë do të doja t’ju falenderoja të gjithë juve për mundësinë që m’u dha mua për t’ju drejtuar të gjithë juve mbi temën shumë të rëndësishme të orientalizmit dhe strategjitë e tij makiaveliste kundër Islamit. Nuk është e tepërt të thuhet se orientalizmi është rreziku më i madh i muslimanëve me të cilin po përballen sot. Unë duhet të kërkoj falje për shqiptimin e emrave ashtu siç janë marrë fonetikisht nga burimet arabe.
Orientalizmi është njëri nga këndet e një trekëndëshi të fshehtë kundër Islamit, dy këndet e tjera janë misionarizmi dhe kolonializmi. Në të vërtetë, orientalizmi është më i rrezikshmi sepse synimet dhe objektivat e tij shkojnë më larg në mendjet e mendimtarëve dhe intelektualëve; efekti i tij është më serioz në vrapimin e gjatë. Vëllimi i dëmit dhe i bezdisjes së tij ndaj Islamit është më i madh se sa ato të misionarizmit dhe kolonializmit, të vjetra ose të reja, ashtu siç orientalizmi dëshiron ta dëmtojë imazhin e vërtetë të Islamit në mendjet e njerëzve.
Ndryshimi kryesor mes orientalizmit dhe misionarizmit është se misionarizmi përqendrohet në njerëz të përgjithshëm, ndërsa orientalizmi ka si objektiv intelektualët. Përndryshe, që të dyja janë të njëjta në synimet dhe objektivat e tyre. Pa dyshim, që të dyja veprojnë për dominimin e Perëndimit mbi Lindjen në përgjithësi, dhe mbi Botën Islame në veçanti, për dominimin social, kulturor, ekonomik, politik, moral dhe fetar të Perëndimit. Orientalistët paralajmëruan fillimin e kolonializmit. Së pari, përmes studimeve dhe kërkimeve të tyre në vendet e Lindjes, ata formuluan idenë e pushtimit në mendjet e udhëheqësve perëndimorë. Për shembull, Napoleoni në këtë mënyrë ishte joshur që të pushtonte Egjiptin më 1798 në sajë të bllokut me shënime të udhëtimeve të orientalistit francez Compte De Volnay. Së dyti, orientalistët i ndihmuan kolonialistët dhe sundimin perëndimor që të pushtojnë territoret e Lindjes duke shtruar rrugën për ndërhyrje të tilla. Dhe ne e dimë që një numër i madh i orientalistëve ishin të parët në ushtritë e kolonialistëve, si Watson, Richard etj. Së fundi, ata luajtën rolin më të spikatur në përjetësimin e orientalistëve dhe sundimit perëndimor, si hartues të politikës dhe diplomacisë. Dhe ne e dimë mirë se ata zunë vendet kryesore në çështjet ministrore, bile dhe në administrimin e vendeve të pushtuara. Politika famëkeqe dhe e urryer e ndarjes dhe sundimit ishte si rezultat i studimeve të kryera nga orientalistët mbi sekte të ndryshme islame. Në këtë vështrim, ne mund të përmendim një listë të gjatë të emrave të orientalistëve si William Muir, Kromer, Sprenger, Gilbitt dhe Lawrence. Pas pavarësisë politike të vendeve të Lindjes, politika e përmendur më lartë nuk ishte e dobishme për shumë kohë; orientalistët menduan dhe zhvilluan më mirë politikën e ‘Shpifjes dhe Sundimit’. Ata i falsifikuan historitë në përpjekje të tyre për të prishur pastërtinë e mesazhit islam, dhe për të futur mashtrimet e tyre të kohës si dhe citatet e tyre në shkrimet e shenjta islame. Kështu, lexuesit e pavetëdijshëm u futën në rrugë të gabuar. Qëllimi i tyre është që të dëmtojnë imazhin e përkryer të Islamit në sytë e njerëzve evropianë me qëllim që t’i pengojnë ata që të bashkohen me të vërtetën. Nga kjo pikëpamje, lordi musliman britanik N. G. Headley thotë në librin e tij ‘Një zgjim perëndimor në Islam’, ‘se është një gjynah i madh që këta njerëz e paraqesin fenë tonë të pastër në një mënyrë të dëmshme. Në kohë të ndryshme, orientalistët na thanë neve, gjatë diskutimeve tona, se ju adhuroni Muhammedin (a.s.), martoheni katër herë dhe ju besoni se gruaja nuk ka shpirt, dhe ju i ndaloni ato që të hyjnë në xhami’. Lord Headley shtoi: ‘Se ky në të vërtetë është një veprim shumë dashakeqës për të përhapur një besim me mashtrime të shpifura duke e këmbyer me një fe tjetër.’
Vëllezërit e mi, orientalistët kanë një dredhi të shkëlqyer për të provuar diçka nëse ata nuk kanë ndonjë mbështetje historike dhe akademike për mashtrimet e tyre. Me përsëritjen e shpeshtë dhe të shumtë të mashtrimeve të tyre, gradualisht citimet e tyre dashakeqe dhe të pasakta marrin trajtën e bindjes në mendjet e njerëzve. Fuqia e tyre e përsëritjes në metodën e zgjuar të tyre bëhet i barazvlefshëm me fuqinë e argumenteve. Në këtë mënyrë, ata i bëjnë shumë njerëz që t’i besojnë mashtrimeve të tyre. Për shembull, një orientalist përhap një ide të pabazë kundër Islamit, një tjetër vjen dhe e përpunon, një i tretë e përhap atë me shtesa të mundshme të asaj ideje, një i katërt e shndërron të njëjtën në një teori, dhe i fundit vjen dhe e transformon këtë teori në një fakt jashtë dyshimit. Prandaj, ne mund të shohim se si një ide e pabazë në katër ose pesë faza bëhet një fakt.
Libri ‘Vargjet Satanike’ është fryt i këtij plani djallëzor. Ky libër nuk është vetëm një mal me abuzime, por gjithashtu, ai përmban shembuj të ndryshëm të sajimeve si ajo që Xhebraili a.s. i ka thënë profetit a.s. që: ‘Përtej çdo hije dyshimi, është e pamundur që të përshkosh hënën.’
Të gjithë ne i jemi përgjigjur kësaj pune satanike të përqendruar në pjesën më të madhe të librit për sa i përket abuzimeve, ndërsa, sipas meje mashtrimet helmuese më të rrezikshme në trillimet të cilat autori për të dëmtuar i fut në librin e tij, janë vetëm për të krijuar keqkuptime në mendjet e njerëzve perëndimorë. Për shembull, citimet e synimeve të përmendura më lart, në paraqitjen e Islamit si një besim (fe) të prapambetur dhe joshkencor. Deklarata të tilla të imituara dhe joshkencore mund të gjenden vetëm në vargjet satanike por jo në vargjet e pandryshuara të Allahut. Ky libër ishte sajuar që të jepte atë lloj imazhi fals të Islamit.
Madje dhe termi ‘Vargjet Satanike’ nuk është një sajesë e autorit të tij, por ishte përdorur shpesh nga orientalistët shumë kohë më parë. Ne mund ta gjejmë këtë term në enciklopedinë e Historisë së Mesjetës, përgatitur dhe botuar nga Universiteti i Kembrixhit. Gjithashtu, orientalisti gjerman Brocelman e përdor këtë term në librin e titulluar ‘Historia e Vendeve Islame’. Gjithashtu, ne e gjejmë të njëjtin term në librin e titulluar ‘Studime Historike në Gjuhën Angleze’, dhe në këtë libër është një kapitull i veçantë i quajtur ‘Fillimi i Kundërshtimit dhe Vargjet Satanike’. Pavarësisht nga kjo metodë, është një mashtrim tjetër i cili përbëhet nga të ofenduarit e dinjitetit të muslimanëve duke irrituar tërbimin e tyre të tillë si reagimi i padurueshëm që u shkaktua me përmasa të mëdha në përleshjet e fundit, dhe atëherë reagimi është shfrytëzuar shumë në media në mënyrë të tillë që t’i përshkruajnë muslimanët si ekstremistë dhe pasues të një feje të dhunshme.
Në mesin e mashtrimeve të tyre të reja, është edhe paraqitja e ideve të tyre në një mënyrë të tillë që i drejtohet shumë herë muslimanëve, si për shembull, libri i Michael H. Hart i titulluar ‘100 personalitetet më me ndikim në histori’. Libri mori një vlerësim të madh nga intelektualët muslimanë për arsye se autori në këtë libër e ka vlerësuar profetin Muhammed a.s. si personaliteti më me ndikim në Historinë Njerëzore, por një lexim i librit tregon se biografia e profetit Muhammed a.s. përmban ide të marra prej orientalistëve. Ne këtë mënyrë pavetëdija e muslimanëve, kryesisht e të rinjve, kanë rënë në grackën e mashtrimit të zgjuar të një lëvdate të madhe në të cilën është fshehur një gjarpër i helmuar. Në anën tjetër, libri të jep përshtypjen se nuk ka ndonjë personalitet tjetër të rëndësishëm në historinë islame, përveç profetit Muhammed a.s. dhe hazreti Umerit r.a. në listën e 100 personaliteteve më me ndikim, në kohën kur nga një vend i vogël si Mbretëria e Bashkuar jepen rreth 19 personalitete të tilla. Prandaj, ne mund të shohim se politika e ‘Shpifjes dhe Sundimit’ nuk dëmton më pak se politika e mëparshme e ‘Ndarjes dhe Sundimit.’
Vëllezër të dashur, që kur ka nisur orientalizmi? Është shumë e vështirë për t’ju përgjigjur kësaj, sepse orvatjet individuale shkojnë pas deri në kohët e lashta, dhe është shumë ose pak e rëndësishme për të caktuar periudhën e saktë për fillimin e orientalizmit individual. Sipas natyrës njerëzore, njerëzit janë kuriozë që të dinë rreth zakoneve të njerëzve të tjerë dhe është krejt normale që aty ishin vlerësime të tjetër mënyre të jetës. Këtu ne nuk duam të diskutojmë mbi orvatjet individuale, por ne po diskutojmë rreth orientalizmit të organizuar, institucioneve të fuqishme akademike të cilat përpiqen në mënyrë aktive për dominimin e Perëndimit në fushat e politikës, fesë dhe kulturës kryesisht që nga periudha mesjetare.
Pastaj, shtrohet pyetja se ‘kur nisi ky orientalizëm i organizuar?’ Sipas një profesori bashkëkohor me nivel, Dr. Fet’hullah Zijadi nga Libia, ai nisi me kryqëzatat, duke përmbushur testamentin e mbretit Luisi IX të Francës, i cili kishte marrë edhe vetë pjesë në luftërat e kryqëzatave, dhe i cili kishte komanduar luftën e tretë të kryqëzatave. Në atë luftë, Salahuddin Ejubi r.a. e mundi Luisin IX, duke shkatërruar ushtrinë e tij dhe duke e burgosur monarkun francez. Më vonë, Salahuddin Ejubi r.a., i mbushur me virtyte islame të mëshirës dhe zemërbutësisë, e liroi mbretin francez. Por mbreti nuk u çlirua kurrë nga burgu i tij psikologjik dhe mendor deri në vdekje. Para vdekjes së tij, ai la testamentin e tij të mirënjohur në të cilën ai e nxiti botën e krishterë që të luftonte kundër Islamit në fushën e besimit dhe mendimit, dhe sipas tij, siç është përmendur në dëshirën e tij, muslimanët nuk mund të mposhten në fushë-betejë deri sa ata të mposhten në fushën e besimit dhe ideve.
Ky testament ekziston ende dhe sipas profesor Zijadit orientalizmi i organizuar doli si shkak i kësaj dëshire të fortë të Luisit IX.
Në përgjithësi orientalistët mburren se arsyeja e tyre krijuese është tërësisht akademike, por faktet janë në kundërshtim me zotimin e tyre. Ne nuk jemi duke mohuar këtu se nuk ka motive akademike në tërë punën e tyre. Ne e dimë se disa perëndimorë e zgjodhën orientalizmin vetëm për të përmbushur interesat e tyre personale, si Carlysle, Itiyandine, Marcel Bejart, Roger Garaudy, etj. Por pavarësisht nga ky gjykim, rrjedha e orientalizmit është e motivuar nga qëllime fetare dhe politike. Dhe ne kemi prova të mjaftueshme se arsyeja më e fortë para orientalizmit ishte dhe është ai i urdhrit fetar dhe politik.

Për shembull:
1. Dijetarët pajtohen unanimisht se orientalizmi buron nga kishat dhe zhvillohet nën mbrojtjen e tyre.
2. Orientalistët e parë ishin të lidhur me kishat, si prifti francez Gerbert i cili u bë kryetar i Vatikanit në vitin 999 të erës sonë; Selfester i dytë; Peteri i respektuar, i cili vdiq në vitin 1156; Gerald Craymony i cili vdiq në vitin 1189; prifti Rikardo i cili vdiq në vitin 1320; dhe Johanna Ouscourby që vdiq në vitin 1456, etj.
3. Shumë prej institucioneve orientale në Evropë janë themeluar nga priftërinjtë dhe kardinalët e krishterë, si Instituti i gjuhëve Orientale në Francë, i cili ishte themeluar nga Papa Honorius IV në vitin 1285 të erës sonë. Universiteti i Sorbonës ishte themeluar nga prifti i njohur francez De Sorbo. Rindërtimi i po këtij Universiteti gjithashtu i takon përpjekjeve të priftit tjetër Richesco më 1626. Instituti i famshëm oriental spanjoll, i quajtur si zyra e përkthyesve, ishte themeluar nga bishori Rajmondi I në vitin 1130. Kolegji Maroni i Romës ishte ndërtuar nga Papa Gregorius në vitin 1584. Guri i themelit të Shkollës për Gjuhët Orientale në Firence, Itali, ishte vendosur nga kardinali Di Medici. Dhe kështu me radhë.
4. Marrëdhënia e thellë mes orientalistëve dhe kishës zbulon qëllimet fetare prapa kësaj lëvizjeje.
5. Shumë prej vetë orientalistëve e pranojnë ekzistencën e qëllimeve fetare prapa organizatës.
6. Siç u përmend në fillim, qëllimi politik ishte qëllimi i dytë më i rëndësishëm prapa orientalizmit. Dhe bile pas Luftës së Dytë Botërore, kur kolonializmi i menjëhershëm filloi të shkatërrohet, perëndimi i la ambasadat, konsullatat dhe misionet diplomatike në duart e orientalistëve, për të filluar periudhën e neo-kolonializmit. Dhe këta orientalistë e luajnë ende rolin e tyre për të destabilizuar qeveritë në vendet e Lindjes, për të krijuar dhe shpërndarë tensione shoqërore, terrorizëm, gjakderdhje dhe aktivitete spiunazhi. Këto ambasada dhe misione diplomatike të vendeve perëndimore janë ende aktive dhe të fuqishme si rezidencat e hershme të sundimtarëve kolonialistë.

Orientalistët kanë rënë dakord, që nga fillimi, që ata nuk do t’i arrijnë pikësynimet e tyre pa e pushtuar diturinë me të cilën muslimanët kanë fituar famë. Së pari, ata u vërsulën në Universitetet Islame të Kordovës, Bagdadit dhe Aleksandrisë. Kjo ndodhi në kohën kur civilizimi islam ishte në kulmin e tij. Në përgjithësi, historianët perëndimorë e paraqesin këtë periudhë si periudha e errët dhe netët barbare (Gotike). Por në realitet, kur Evropa ishte në errësirë, vendet islame ishin duke shkëlqyer në një periudhë të madhështisë fetare dhe kulturore.
Gustave le Bon thotë: ‘Nëse arabët do të pushtonin Francën, Parisi gjithashtu do t’u bënte një qendër e kulturës dhe e civilizimit, si Kordova në Spanjë, ku njerëz të rëndomtë ishin të aftë për të shkruar dhe për të lexuar dhe disa prej tyre mund të krijonin poezi, ndërsa mbretërit e Evropës në atë kohë ishin të paaftë për të shkruar emrat e tyre.’ Pothuajse çdo qytet i botës islame kishte një bibliotekë të madhe; çdo mesxhid (xhami) ishte një qendër për arsimim dhe dituri. Vilderante citon në librin e tij ‘Historia e Civilizimit’ se Sulltani i Buharasë e ftoi një mjek shumë të njohur musliman që të hynte në oborrin e tij, por ky e refuzoi ofertën e tij për arsye se ai kishte nevojë për 400 deve për të mbartur librat e tij. Dhe në këtë kohë, sipas Vilderantes, vetë Bibla nuk ishte e disponueshme jashtë kishave! Në bibliotekën Aziz Bila el-Fatimi në Kajro, ishin 1.060.000 libra. Në mesin e këtyre librave ishin 6000 volume mbi matematikën dhe 10.000 mbi filozofinë. Kjo trashëgimi shumë e çmueshme ishte objektivi i perëndimit, veçanërisht i orientalistëve, me qëllim që të shkatërrojnë botën islame dhe të ndërtojnë Evropën. Për këtë qëllim, ata e transferuan trashëgiminë kulturore islame në dy mënyra: në mënyrë të vjetër dhe në mënyrë të re.
Mënyra e vjetër ka dy nën-mënyra: dobësimin e sundimit musliman në Spanjë, Siçili, pjesën jugore të Italisë dhe Ballkanin në njërën anë, dhe në anën tjetër, luftërat e kryqëzatave. Veç kësaj, pas pushtimit të trashëgimisë islame, forcat perëndimore shkatërruan librat fetarë menjëherë dhe i transformuan librat e shkencës dhe filozofisë në bibliotekat e tyre. Në kohën kur Granada, streha e fundit e muslimanëve në Spanjë, u morr në vitin 1511 nga ushtria spanjolle, kardinali K.C.Milenz urdhëroi djegien e të gjitha librave fetare në arabisht, dhe urdhri i tij u zbatua në Bab-el-Rahlat. Sipas mendimeve të historianëve të njohur, mbi 1.070.000 libra u dogjën në këtë vend. Dhe në mund ta marrim me mend se sa e madhe ishte trashëgimia muslimane e shkatërruar në tërë Spanjën.
Gjatë kryqëzatës botërore, kur kryqtarët pushtuan Palestinën dhe Sirinë, ata i rrëmbyen bibliotekat e Tripolit, Kudsit, As-Kalanit, Gazës dhe Moaras, dhe i dogjën të gjitha librat fetare islame. Sipas historianëve, vetëm në Tripoli, numri i librave të djegur ishte 3 milionë. Kur mbreti i Rumanisë, Sharku V, pushtoi Tunizinë, ushtria e tij dogji të gjitha librat arabisht (ju lutemi që për detaje të shihni librin ‘Pronat e librarive islame të El-Mektebat al-Islam’, nga Dr. Muhammed Mahir Hamaada dhe Muassasa Al-Risala, botimi i V, Damask, 1986, faqe 84 e tutje). (Gjithashtu ju lutemi që të shihni edhe librin e titulluar ‘Arabët dhe Studimet Islame në Evropë’, nga Dr. Mishel Joha, Bejrut, 1982, faqe 264).
Vëllezër të mi të dashur, tani le të tregojmë mënyrën e re për transferimin e trashëgimisë islame në Evropë, me anë të orientalistëve dhe pasuesve të tyre. Kjo mënyrë e re ka gjithashtu nën-mënyra, gjithsej tre. E para, ngritja e kolonive perëndimore në vendet islame dhe lindore. E dyta, kërkimet dhe studimet arkeologjike. Së treti, vjedhjet individuale dhe kolektive përmes orientalistëve dhe administratorëve kolonialistë. Të gjitha këto mënyra janë shembuj për të treguar se si është grabitur trashëgimia islame. Ishte një grabitje e organizuar dhe e planifikuar mirë e një kombi nga një komb tjetër. Për ta marrë atë trashëgimi, ata përdorën të gjitha mënyrat e ndyta, me anë të dhuratave, ndërrimit të kulturës, përkrahjeve ushtarake dhe ekonomike; ata bile shfrytëzuan urinë dhe varfërinë e atyre njerëzve për të marrë atë trashëgimi me një çmim shumë të ulët. Gjatë periudhës koloniale, u bë një varg i pafund i gërmimeve arkeologjike, të kryesuar nga orientalistët, dhe thesaret e paçmueshme u transferuan. Ata lirinë e bënë të pakufishme për të bërë çfarëdo që ata e mendonin të përshtatshme nën përkrahjen e fuqive koloniale. Çfarëdo emrash që dikush mund t’i japë një ndërmarrjeje të tillë të turpshme, prova qëndron se ajo ishte vjedhje e përbashkët në shkallë botërore!
Vëllezër të dashur, unë dua t’ju jap disa shembuj të këtyre plaçkitjeve individuale dhe kolektive:
1. Orientalisti Bocok qëndroi për rreth pesë vjet në Halep, Siri, dhe Astaan, Stamboll, dhe ai mblodhi, gjatë kësaj periudhe, një koleksion të rrallë të dorëshkrimeve islame dhe po ai i transferoi në Angli. Ky koleksion ekziston ende në bibliotekën Bodlian të Universitetit të Oksfordit.
2. Në bibliotekën e Petersburgut janë me mijëra dorëshkrime arabe të cilat janë plaçkitur nga imperialistët rusë gjatë pushtimeve të tyre të Ballkanit dhe Turkistanit.
3. Universiteti i Ladenit e caktoi një orientalist holandez, Juliusin, për të mbledhur dorëshkrimet arabe nga bota islame. Dhe, për këtë qëllim, Universiteti Laden ndau një shumë të madhe parash. Ajo çfarë u mblodh ekziston ende në Universitetin e Ladenit.
4. Në Universitetin e Durhamit, Angli, ekzistojnë 120.000 dorëshkrime arabe.
5. Në bibliotekën e Indisë, zyra në Londër, është një numër i madh i librave të çmueshme islame të shkruar në arabisht dhe persisht, dhe gjuhën indiane gjithashtu, të cilat ishin vjedhur gjatë sundimit kolonial. Kjo bibliotekë u zgjerua në vitin 1857, në të njëjtin vit kur Delhi u morr nga anglezët, pas kryengritjes së famshme të Indisë.
Pa dyshim, nuk ishte gjithçka rastësi! Zgjerimi i zyrës së bibliotekës së Indisë ishte e përshtatshme për faktin se vendi duhej të ndërtohej për shkak të numrit të madh të librave të vjedhura islame pas rënies së Delhit.
6. Në Gjermani ekzistojnë shumë biblioteka të cilat përmbajnë një numër të madh të dorëshkrimeve islame si në Berlin, Bon, Frankfurt, Mynih, Hamburg, Heidelberg, etj. Orientalisti Alward përgatiti një bibliografi të bibliotekës së Berlinit dhe të dorëshkrimeve arabe në një listë prej dhjetë volumesh të mëdha!
7. Orientalistja e famshme italiane Gabriela shprehet se dorëshkrime arabe gjenden në 118 biblioteka të 59 qyteteve në Itali!

Siç e përmenda, këto janë vetëm disa shembuj. Për më shumë fakte dhe detaje ju lutem shihni në Historia e Trashëgimisë Arabe nga Fuad Sizgin; përkthim arabisht nga Dr. Fehmi Abul Fadwal, Egjipt, Volumi 1, faqe 13-17. Po ashtu edhe librin Ajnihatul Mak’r As-thalatha nga Abdur Rrahman Hasan Al-Maidani, Darul-Kalam, botimi i dytë, Damask 1980, faqe 19 e më tej. Gjithashtu edhe revistën al-Fikr Al-Arabi, Bejrut 1993, Volumi 31, faqe 190, 243, 307.
Pas këtij shqyrtimi të shkurtër të plaçkitjes së trashëgimisë islame nga perëndimi, lind pyetja: Sa është numri i përafërt i dorëshkrimeve dhe i librave të vjedhura islame? Përgjigjja e saktë është pothuajse e vështirë, sepse të gjitha bibliotekat me rëndësi nuk e kanë kompletuar listën e plotë të tyre. Gjithashtu një numër i madh i librave dhe dorëshkrimeve islame gjendet në bibliotekat personale. Bile edhe në bibliotekat publike, shumë libra janë vendosur në seksione private, jashtë dhënies së studentëve muslimanë dhe dijetarëve kërkues. Pavarësisht nga kjo, disa dijetarë arabë provuan të llogarisin afërsisht numrin e librave dhe dorëshkrimeve të vjedhura islame. Sipas Ustadh (Profesor) Abdul Rrahman al-Maidani, në fillim të shekullit të XIX numri kishte arritur deri në 250.000. Nëse kjo shifër është arritur në fillim të kolonializmit, ju mund ta merrni vetë me mend numrin total të librave dhe dorëshkrimeve të vjedhura islame në fundin zyrtar të kolonializmit në gjysmën e shekullit XX. Është e rëndësishme që të theksohet se librat islamë, në gjuhët e tjera përveç arabisht, nuk janë marrë në llogari këtu, si në turqisht, persisht, urdu, bangla, malaje, hausa, gjuhët svaheli, etj.
Vëllezër të dashur, është një çrregullim shumë i madh madje edhe midis intelektualëve muslimanë dhe të rinjve, rreth punës së orientalistëve dhe vlerës së tij të vërtetë. Shumë prej nesh besojnë se orientalistët kanë shpëtuar trashëgiminë tonë intelektuale dhe e sollën atë në dritë. Dhe ata e konsiderojnë punën e orientalistëve si një shërbim të madh për kulturës dhe civilizimin islam. Madje janë edhe një numër i profesorëve dhe dijetarëve tanë të cilët besojnë se pa punën e orientalistëve Islami mund të bëhej vetëm një legjendë në rrjedhën e kohës. Në të vërtetë disa prej tyre janë të pandërgjegjshëm, ndërsa të tjerët frikësohen se do të konsiderohen të prapambetur nëse ata nuk e lavdërojnë kontributin e orientalistëve.
Dr. Abdul Azem al-Deeb ka konstatuar shumë bukur: ‘Është krejtësisht e çuditshme që të shikosh një komb si i yni që t’i falenderohet dikujt i cili i ka vjedhur dokumentet e tij, dhe ta falënderosh atë vetëm për faktin se hajduti ka shpëtuar dokumentet e çmuara të tij dhe e pajisi atë me disa fotokopje të dokumenteve!’ Në fakt, puna e orientalistëve nuk është e gjitha as ndonjë sasi as ndonjë cilësi e madhe për t’u lëvduar. Të supozuarit se orientalistët kanë bërë një punë të madhe në shtypjen dhe botimin e dorëshkrimeve islame është me të vërtetë e pabazë. Dr. Abdul Azem ka bërë një studim të thellë në këtë çështje dhe në fund ai doli në përfundimin se kontributi i tyre nuk e kalon 10%, dhe pjesa tjetër në fakt është kryer nga dijetarët muslimanë. Arsyeja prapa kësaj mosmarrëveshjeje ndodh pikërisht prej kompleksit të inferioritetit të të ashtuquajturve intelektualët tanë. Këtu po japim gjithashtu edhe disa arsye të tjera: ‘(1) mënyrën e mirë organizuar të punës dhe aktiviteteve të orientalistëve; (2) marrëdhënia e tyre e afërt me universitetet; (3) përhapja e botimit të punës së tyre nga media; (4) përkrahja e gatshme nga qeveritë e tyre; (5) konferencat e planifikuara mirë dhe të shpeshta orientale.
Prandaj, ne vijmë në përfundimin se kontributi i orientalistëve përmes shtypjes, botimit dhe shpërndarjes është vetëm rreth 10%. Sasia e tillë është pozicioni aktual i punës së tyre. Nëse e këqyrim cilësinë e punës së tyre, ne do të gjejmë se çfarëdo që ata kanë kryer, ishte për një qëllim të sigurt dhe jo për shërbim të Islamit dhe diturisë.
Çdo komb ka dy lloje të trashëgimisë së saj akademike: pozitive dhe negative; seriozen dhe të rëndomtën; të ndritshmen dhe të errëtën. Çdo komb krenohet nga trashëgimia e saj pozitive, e ruan atë, dhe punon për ta nxjerrë atë në dritë të plotë dhe përpiqet që t’i fshehë të këqijat. Si të gjitha kombet e tjera, edhe kombet muslimane i kanë të dyja llojet e punës në trashëgiminë e tyre. Nëse vështrojmë thellë në kontributin e orientalistëve, ne do të gjejmë se ata e kanë vënë theksin në pjesën negative të trashëgimisë sonë. Subjektet e tyre të pëlqyera janë:

1. Ilm-ul-Kelam, me anë të së cilës ata përpiqen që të nënvizojnë polemikat mes grupeve dhe shkollave muslimane.
2. Tesavvufi. Në mesin e librave të tesavvufit ata me qëllim zgjedhin librat e shkruara nga të ashtuquajturit Sufi.
3. Literatura (Letërsia). Në mesin e librave të letërsisë ata me qëllim zgjedhin libra si Alf Laila (Një mijë e një net), Makaat dhe poezi imorale të cilat prezantojnë një figurë të keqe të kulturës islame.
4. Filozofia. Ata me qëllim kanë shtypur dhe botuar libra të tillë filozofikë të cilat janë në kundërshtim me moralin islam.
5. Fik’h. Përmes librave të Fik’hut ata ngulin këmbë shumë herë në polemikat mes shkollave të ndryshme islame të jurisprudencës.

Prandaj, ne mund të themi se kontributi i orientalistëve jo vetëm që është i vogël por gjithashtu është i dëmshëm dhe i dënueshëm. Dhe nëse aty ka ndonjë aspekt të shërbimit, ajo është vetëm një shërbim ndaj kishës dhe fuqive perëndimore!
Vëllezër të dashur, sot, pothuajse të gjitha vendet islame kanë marrë pavarësinë politike, por kjo pavarësi nuk do të jetë e plotë derisa muslimanët të marrin përsëri prapa pasurinë e tyre akademike, dhe trashëgimia e tyre e pamatë t’u kthehet atyre. Në fakt, ajo trashëgimi nuk ka ndonjë vlerë më të vogël sesa toka që i është kthyer muslimanëve. Është e drejta legjitime e muslimanëve që të përpiqen dhe të luftojnë për kthimin prapa të trashëgimisë së tyre legjitime, dhe është përgjegjësi e fuqive koloniale që ta kthejnë prapa atë! Pa dyshim, kjo trashëgimi është më e vlefshme se ari. Nëse dikush mund ta marrë përsëri arin e vet, pse ne nuk mund të pyesim për trashëgiminë tonë akademike dhe legjitime, dhe pse ne nuk mund ta marrim përsëri atë?

Ky artikull është botuar për herë të parë në revistën "URA", nr. 1/1, Vjeshtë-Dimër, Tiranë 2008, organ i "Qendrës Shqiptare për Studime Orientale". www.acfos-albania.org

Përktheu nga anglishtja:
Ermal BEGA

26 December, 2008

Dolën në treg librat: "Fjalor Bazë i Islamit" dhe "Jusufi me Zelihanë"



Muhamed ELIFI

DY LIBRA TË RINJ PËR ÇDO FAMILJE

Kohët e fundit, bibliotekës sonë islame dhe kulturore iu shtuan edhe dy libra të fundit, tepër interesantë dhe mjaft të dobishëm për besimtarët muslimanë në veçanti dhe për studiuesit në përgjithësi.
Orientalisti, përkthyesi dhe studiuesi Ermal Bega, i cili në librin e parë (Fjalor Bazë i Islamit) na del si bashkëpërkthyes së bashku me studiuesin Dr. Xhabir Hamiti, ndërsa në librin e dytë (Jusufi me Zelihanë) si përshtatës dhe përgatitës i librit, ka bërë një punë tepër dinjitoze duke i ofruar lexuesit këto libra, dhe për të cilat duhet përgëzuar.

Libri i parë "Fjalor Bazë i Islamit", siç tregohet dhe në fillim të tij, përmban mbi 1500 terma islame të cilat përdoren jo vetëm nga muslimanët por edhe nga jomuslimanët, arabë ose joarabë.
Autorja e librit është një studiuese angleze, e konvertuar në Islam, rreth të pesëdhjetave, dhe ky fjalor është i pari i llojit të vet që i ofrohet lexuesit shqiptar. Ai është mjaft i qartë, i përshtatshëm për studiuesit e gjuhësisë, për orientalistët, studiuesit e historisë, etj.
Në bazë të studimeve të saj mbi Islamin, autorja ka menduar të botojë vetëm këto 1500 terma islame, që nuk janë të vetmet, dhe prandaj e ka quajtur dhe librin e saj "Fjalor Bazë i Islamit". Ky fjalor është një pasuri gjuhësore dhe studimore për ata që duan të njohin më mirë disa nga termat islame që përdoren nga muslimanët dhe jomuslimanët, në Shqipëri e jashtë saj. E njëjta gjë gjendet edhe në Shqipëri, ku kemi një mori të gjerë termash me origjinë orientale, të cilat përbëjnë një pasuri shumë të madhe për gjuhën shqipe, duke ditur se ato janë rrënjosur thellë në të folurën e njerëzve. Gjithashtu, ky libër është mjaft i vlefshëm edhe për shumë muslimanë praktikantë të cilët nuk i njohin domethëniet e disa termave të cilat i përdorin gjatë riteve të tyre.

Libri i dytë "Jusufi me Zelihanë", i shkruar nga dora mjeshtërore dhe në një mënyrë dhe stil të veçantë artistik nga Hafiz Ali Korça, përbën padyshim një nga thesaret e shkruara prej tij, dhe një nga stolitë letrare të letrave shqipe të fillimit të shekullit ’20 në Shqipëri. Orientalisti Ermal Bega, më herët ka botuar edhe dy libra të tjera po nga Hafiz Ali Korça, "Rubaijjati i Umer Khajjamit" i përkthyer në shqip nga origjinali persisht, dhe i cili është një kritikë ndaj përkthimit të Fan Stilian Nolit, si dhe librin tjetër "Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë", në të cilin tregon për gjendjen e Islamit, muslimanëve dhe shqiptarëve në përgjithësi në fillim të shekullit ’20. Në vitin 2006 kur dolën dy librat e parë, u bënë dhe shumë artikuj nëpër gazeta, si në gazetën "Shekulli", "Shqip", "ABC" etj.
Historia kur’anore e profetit Jusuf a.s. me Zelihanë është një nga historitë më të bukura dhe më tërheqëse të Kur’anit të Shenjtë. Në gjuhën shqipe, kjo histori e treguar në prozë nga Hafiz Ali Korça, është padyshim një nga arritjet më të larta të letërsisë së shkruar shqipe, pavarësisht se u la në harresë nga sistemi komunist, si shumë libra të tjerë të Hafiz Ali Korçës e të shumë dijetarëve të tjerë muslimanë shqiptarë. Libra të tillë, që rizgjojnë traditën kulturore islame në Shqipëri, nuk do të vdesin kurrë, dhe shpresojmë që të vinë përsëri njerëz të tjerë të përgatitur si Hafiz Ali Korça e të tjerë si ai. Mendojmë që çdo musliman dhe studiues duhet t’i ketë në dorë këto dy libra.

24 December, 2008

Doli në treg libri: "Vështrim ndaj Orientalizmit dhe Orientalistëve"

Para disa kohësh, "Qendra Shqiptare për Studime Orientale" - "Albanian Center for Oriental Studies" nxori në treg librin e ri "Vështrim ndaj Orientalizmit dhe Orientalistëve", nga autori shqiptar nga Shkupi Behxhet Jashari.
Autori në këtë libër jep një informacion të përgjithshëm mbi Orientalistikën si shkencë, mbi orientalistët botërore si dhe studimet e tyre. Libra të tillë mbi çështje të ndryshme të fushës së Orientalistikës kanë munguar dhe mungojnë në shqip. Sidomos, shoqëria shqiptare ka shumë nevojë për botime që kanë lidhje me orientalistikën shqiptare.

Titulli i librit: "Vështrim ndaj Orientalizmit dhe Orientalistëve"
Autor: Behxhet Jashari
Recensentë: Mr. Fehim Dragusha & Prof. Dr. Musa Musai
Parathënia: Mr. Halil Ibrahimi
Redaktor gjuhësor: Ermal Bega
Botues: "Albanian Center for Oriental Studies" - Tiranë
Viti: 2008
Formati: A5
Faqe: 90

Temat e librit janë si më poshtë:

Parathënie

Kapitulli i parë

I. Orientalizmi: Ç’kuptojmë me nocionet orientalistë dhe orientalizëm?
II. Shkaqet dhe zanafilla e orientalizmit

Kapitulli i dytë

I. Orientalizmi, orientalistët dhe misionarët e krishterë në shërbim të kolonializmit dhe supremacisë europiane në Orient
II. Një mekanizëm tjetër në krah të kolonializmit - antropologjia
III. Dy pasojat negative më të dukshme që solli kolonializmi

Kapitulli i tretë

I. Urrejtja e misionarëve orientalistë përmes shkrimit
II. Stereotipa dhe paragjykime ose Chanson de Roland është ende gjallë
III. Loja e dyfishtë europiane


Kapitulli i katërt

I. Disa nga shoqatat dhe institucionet kulturore e shkencore për studime orientale që u themeluan në Europë
II. Orientalistika në favor të së vërtetës apo orvatje serioze për të njohur Islamin
III. Vetëdijesim apo korrigjim të koncepteve nga disa intelektualë dhe orientalistë

Kapitulli i pestë

I. Orientalistët më ekstremë dhe veprat e tyre më të njohura përmes së cilave shprehën armiqësi kundër Islamit
II. Disa vepra të orientalistëve europianë-perëndimore
III. Studime shkencore nga dijetarë muslimanë për veprimtarinë e orientalistëve
IV. "Përplasja e Qytetërimeve" justifikim për zgjatjen e stereotipave historikë?!

Literatura e konsultuar

Summary (in English)

Me respekt,
"Qendra Shqiptare për Studime Orientale"
"Albanian Center for Oriental Studies"
Tiranë-Shqipëri
www.acfos-albania.org
e-mail: acfos_albania@yahoo.com

Doli në treg revista kulturore-shkencore për Studime Orientale "URA"

Në datën 03/12/2008 doli në treg numrin i parë i revistës "URA".
Revista "URA" është një revistë kulturore-shkencore për studime orientale, dhe e para e këtij lloji në Shqipëri.
Revista "URA" ka grumbulluar rreth vetes bashkëpunëtore nga e gjithë bota, një numër shumë të madh të personaliteteve ndërkombëtare në fushën e Orientalistikës, duke mos harruar ata shqiptarë, të cilët kanë dhënë dhe po japin një kontribut mjaft të madh në këtë fushë.
Shpresojmë që kjo revistë, me gjithë sakrificat që ka pasur, do të ketë një sukses shumë të madh dhe të arritur.

Me shumë respekt,
"Qendra Shqiptare për Studime Orientale"
Tiranë-Shqipëri

P. S. Poshtë po paraqesim titujt dhe autorët e numrit të parë të revistës "URA":


PËRMBAJTJA - TABLE OF CONTENTS

HYRJE
PROLOGUE 7

1. Nexhat S. IBRAHIMI
Orientalizmi dhe Orientalistët
Orientalism and the Orientalists 12

2. Sejjid Alim ASHRAF
Islami dhe Orientalizmi
Islam and Orientalism 24

3. Dr. Muhamed MUFAKU (ARNAUTI)
Hafiz Ali Korça, simbol i gërshetimit të Islamit dhe kombit në Ballkan
Hafiz Ali Korça, symbol of interlacing Islam and nation in the Balkans 36

4. Prof. Dr. Feti MEHDIU
Koekzistenca e tre librave të shenjtë dhe ardhmëria e tyre në Ballkan
The coexistence of the three holy books and their future in the Balkans 41

5. Dr. Alibeman Eghbali ZARCH
DIALOGU MIDIS KULTURAVE DHE FEVE NË BOTË
Dialogue among cultures and religions in the World 51

6. Mr. Olsi JAZEXHI
Homazh ndaj një mendje arabe: Edward Said
Homage to an Arab mind: Edward Said 58

7. Mr. Azem XHELADINI
Burimet e gjuhës letrare arabe
The roots of Arabic literary language 63

8. Belina BUDINI
"Tabakët", Familja që i dha emrin Urës dhe Xhamisë
"Tabakët", The family who gaved the name to the Bridge and the Mosque 71

9. Sadik MEHMETI
"Sherh Rahati al-Kulub" e Pir Muhammed Efendiut nga Prishtina -
Një vepër/dorëshkrim unikat në Arkivin e Kosovës
"Sherh Rahati al-Kulub" of Pir Muhammed Efendi -
A unique work/manuscript in Archive of Kosova 75

10. Skerdi MAHMUTAJ
Njohje me qytetërimin pers
Introducion to the Persian Civilization 83

11. Bujar SPAHIU
Arti dhe Kaligrafia e gjuhës arabe
The Art & Caligraphy of Arabic language 88

12. Ramadan SHKODRA
Botimet islame në gjuhën shqipe në Kosovë
Islamic publications in Albanian language in Kosova 92

13. Halil Xhibran (Khalil Gibran)
Zonja Roza Hanaj
Mrs. Roza Hanaj 103

14. Nuredin A. AHMETI
Prezantim i librit:
"Lidhja Shqiptare e Prizrenit në shtypin egjiptian (1878-1881)"
Presentation of the bosk:
"Albanian League of Prizren in Egyptian press (1878-1881)" 117

Libra të rinj 122

Ftesë për bashkëpunim 123

23 December, 2008

UGARIT - (Një nga qytetet më të vjetra në botë, 8000-5000 p.e.s.)


Ermal BEGA

Vendbanimi më i hershëm në bregdetin sirian daton një milion vjet përpara, siç është dëshmuar nga zbulimet arkeologjike në gjirin e lumit Al-Kebir-Alshimali, i cili gjendet 15 km në verilindje të qytetit të Latakias në Siri.

Sëpatat prej guri, ndërtimi me dorezë të rrumbullakët, tehat e punës dhe një kokë me majucë e përdorur nga njeriu i Paleolitit për të zënë ushqimin e tij dhe për të mbrojtur veten, janë gjetur atje. Vendbanimi njërëzor këtu u zgjat në vende të ndryshme afër lumit deri në periudhën e Neolitit, derisa një periudhë e re jetese nisi në Latakia duke lënë gjurmët e tij në shtresën e 5-të arkeologjike të Ugarit, si një fshat i vogël i cili daton që nga shekulli i VII p.e.s.

Banorët e Ugaritit njihnin agrokulturën, rritjen e bagëtive, prodhimin e qeramikës, si dhe arritjet e tjera civilizuese, të cilat zunë vend gjatë periudhës së Neolitit (8000-5000 p.e.s.), në të cilën njeriu ndryshoi nga një gjahtar endacak i thjeshtë në një banor në një shtëpi të vogël të ndërtuar nga guri, argjila dhe degët e pemëve.

Banimi në Ugarit vazhdoi deri në fund të Periudhës së Vonshme të Bronzit (1180 p.e.s), dhe ishte një mbretëri e pafund, kufijtë e së cilit janë të njëjtë me kufijtë e tashëm të territorit të Latakias. Ugariti kishte nën sundimin e tij dhjetë prej mbretërive të tjera, si Siano, Soukas, Tuieni, Ibn-Hani, Al-Basi dhe të tjerë. Gjithashtu, ai njihej për tregti, njohuri, lundrim dhe ishte djep i eposeve dhe legjendave, një arenë për heronjtë dhe tërheqës për kulturën dhe intelektualët.

Vendndodhja:

Ugariti (Ras-Shamra) ishte kryeqyteti i një mbretërie të lashtë siriane në mijëvjeçarin e dytë p.e.s. dhe ndodhet 15 km në veri të Latakias. Si një vend madhështor pranë detit në njërën anë dhe ndërmjet lumenjve “Shehib” dhe “El-Dilbeh” në anën tjetër, ky vend tërhoqi sirianët e lashtë të cilët e banuan këtë hapësirë që nga mijëvjecari i VII p.e.s dhe zhvilluan një civilizim të begatë që zgjati pothuajse 5000 vjet.

Zbulimi i Ugarit:

Ugariti u zbulua rastësisht në vitin 1928, kur parmenda e një fshatari nga Ras-Shamra goditi thellë gurët e gdhendur që u mblodhën për t’u bërë mbulesa e një familjeje mauzoleumi arkeologjik. Lajmi për këtë zbulim të rëndësishëm arriti shpejt tek autoritetet në Latakia dhe një mision arkeologjik i udhëhequr nga arkeologu francez Dr. Klaude Shaeffer u formua dhe nisi aktivitetet e tij në këtë zonë.

Origjina e emrit:

Kjo zonë në ditët tona njihet si “Ras-Shamra”, që rrjedh nga bima e koprës (në arabisht “shamra”). Emri i lashtë, Ugarit, është i vjetër rreth 4000 vjeçar dhe u zbulua në tabelat e zbuluara në “Mbretërinë e lashtë Mari” përgjatë lumit Eufrat. Në shekullin e XIII p.e.s., emri Ugarit ishte i mirënjohur për civilizimet e Levantit (Mesdheut) të lashtë dhe ky emër rridhte nga fjala “ugarus”, që do të thotë “fushë” në arkado-babilonisht.

Shtresat arkeologjike:

Kodra e “Ras-Shamra” ka një formë trapezoidale të ndarë në pesë shtresa arkeologjike që korrespondojnë me pesë etapa vendbanimi të njëpasnjëshme që nga burimi i parë. Zbulimet arkeologjike përkatëse për secilën etapë tregojnë rreth aktiviteteve të ndryshme të banorëve të kësaj zone.

Këto shtresa janë ndarë me afërsi si më poshtë:

Shtresa e parë: 1600-1200 p.e.s. Periudha e Vonshme e Bronzit

Shtresa e dytë: 2100-1600 p.e.s. Periudha e Mesme e Bronzit

Shtresa e tretë: 3200-2100 p.e.s. Periudha e Lashtë e Bronzit

Shtresa e katërt: 5000-3200 p.e.s. Periudha e Gurit dhe e Bakrit

Shtresa e pestë: 7500-5000 p.e.s. Periudha e Neolitit


Zbulimet arkeologjike:

Gërmimet arkeologjike, që kanë nisur që nga viti 1929, kanë rezultuar në zbulimin e ndërtimeve të rëndësishme të pallateve, mauzoleumeve, tempujve dhe vendeve tregtare nga të cilat është realizuar një numër i madh i zbulimeve arkeologjike.

Latakia në këtë kohë është e banuar nga arabët muslimanë të Sirisë. Ky vend vizitohet nga shumë turistë nga e gjitha bota, ku mund të përmendim gjermanët, francezët, italianët, rusët, kinezët, madje edhe shumë shqiptarë, si individë ashtu edhe grupe.

Ky ishte vetëm një vështrim i përgjithshëm i njërit prej vendeve më të lashta dhe një nga civilizimet e mëdha në botën e periudhës parahistorike. Por ky është edhe vetëm një nga vendet historike të një vendi me kulturë shumë të lashtë siç është Siria.

Për më shumë informacion në lidhje me Ugarit do t’ju këshillonim të konsultoheshit edhe me librin e botuar nga autori arab Xhemal Hassan Hajdar në lidhje me këtë vend, në Latakia-Siri, botim i vitit 2003.

Së fundi po japim një pasqyrë të dinastisë mbretërore të Ugarit si dhe disa foto të bëra nga vetë autori i këtij shkrimi:


Dinastia mbretërore e Ugarit:

1- Amistamrou I 1400-1300 p.e.s., fillimi i lulëzimit të Ugarit

2- Nikmadi II 1330-1325 p.e.s.

3- Arkhalpo 1325-1260 p.e.s.

4- Nikmiba 1260-1230 p.e.s.

5- Amistamrou II 1260-1230 p.e.s.

6- Ibiranou 1230-1225 p.e.s.

7- Nikmadi III 1225-1220 p.e.s.

8- Amorabi 1220-1180 p.e.s., rënia dhe shkatërrimi i Mbretërisë së Ugarit.

Identiteti islam i shqiptarëve - mit apo realitet?

Ermal BEGA

Identiteti musliman dhe/ose identiteti europian i shqiptarëve, kohët e fundit është bërë një problem bukur i madh ndërmjet personaliteteve të shquara, akademikëve dhe studiuesve të ndryshëm të trojeve shqiptare.

Problemet mbi këtë çështje mund të themi se nuk janë risi për ne shqiptarët e vuajtur gjatë historisë, por më shumë po i hasim në kohën e fundit, kur për një kohë të gjatë nëpër gazetat dhe mediat e ndryshme të shkruara dhe elektronike në Shqipëri dhe Kosovë u hap debati për atë se shqiptarët a kanë identitet musliman (që i përkasin fesë Islame) apo kanë identitet europian (që do të thotë që duhet të jenë të krishterë-katoliko-latin apo greko-sllavo-orthodoks)?

Nuk e kuptoj xhanën, pikë së pari, se përse duhet bërë ky lloj debati kot më kot, duke marrë parasysh se e gjithë Europa dhe bota në përgjithësi e dinë shumë mirë dhe shumë qartë që shumica e popullit shqiptar i përket fesë Islame, me vepra ose pa to, me dije apo me injorancë (si shumica e disa të paditurve shqiptarë të cilët kanë emër musliman, por nuk e kanë fare haberin nga feja e tyre).

Së dyti, unë nuk arrij të kuptoj se përse po bëhet kjo politikë kaq e poshtër anti-islame në Shqipëri. Islami është një besim i cili kurrë nuk ka krijuar probleme tek ata të cilët e praktikojnë, dhe askush tjetër nuk ka parë ndonjë gjë të keqe nga ai besim dhe nga këta besimtarë.

Nëse të mohuarit e identitetit musliman të shqiptarëve, dhe frika se nëse paraqitemi si muslimanë nuk mund të hyjmë në Europë është arsyeja e vetme e këtyre personaliteteve, atëherë ne i përgjigjemi se frika është bashkudhëtare e përhershme e së padrejtës (U. Shekspir), dhe se guximi pa arsyen është vetëm një nga llojet e frikës (Seneka).

Por për t'u kthyer përsëri në temën për të cilën po flasim, doja të citoja këtu një pyetje-thënie të hoxhës, atdhetarit, mësuesit, ish-këshilltarit të Ministrisë së Arsimit dhe politikanit të madh shqiptar Hafiz Ali Korçës kur në vitin 1944, në botimin e dytë të librit të tij "Shtatë Ëndrrat e Shqipërisë" (libër i cili së shpejti do të dalë edhe ribotimi i tij), thotë se: "Kur Europa vendosi që të krijonte këtë copë Shqipëri, a nuk na vuri përpara kushtin se në rast se do të largoheshim nga feja Islame do ta ndërtonin këtë copë Shqipëri, përndryshe do ta copëtonin krejtësisht. Por kjo nuk është aspak e drejtë, sepse ne e dimë shumë mirë se po të mos ishte shumica e popullsisë muslimane edhe kjo copë do të ishte pjesëtuar dhe do të ishte ndarë".

Në lidhje me bisedimet dhe debatet e shumta të cilat po shtrohen në media dhe propagandën e madhe se gjoja shqiptarët janë dhe kanë një shtet laik (kjo sigurisht që është bërë për të mënjanuar shumicën muslimane shqiptare), doja të shtoja një thënie të Napoleon Bonopartit, në kohën kur ai pa se liberalizmi i pakufishëm pati kapërcyer kulmin dhe feja ishte marrë nëpër këmbë, ku thotë: "Feja (besimi) duhet, sepse edhe nëse nuk do të ekzistonte asnjë fe (besim), neve na duhet të krijonim një të tillë, sepse moralin dhe disiplinën e një kombi vetëm feja mund ta sigurojë, dhe pasi tha këtë përgatiti një kler të pajisur ashtu siç e deshti nevoja".

Gjermanët thonë: "Një profesor, sado i ditur të jetë, po ishte afetar (laik) nuk duhet që të hyjë as në shkollat fillore e as në universitete".

Shprehja e fundit është e përshtatshme për ata të cilët të gjithë shqiptarët kërkojnë që t'i kthejnë në fenë e krishterë, të cilët deri dje e sulmonin Islamin dhe muslimanët shqiptarë në mënyrë të fshehtë, ndërsa tani na dalin si trima nëpër media elektronike dhe të shkruara duke e pohuar përsëri me një këmbëngulje si derri se shqiptarët nuk i përkasin identitetit oriental musliman, por i përkasin atij europian të krishterë.

Më e keqja është se këta personalitete nga ana e emrit i përkasin edhe vetë besimit Islam, pavarësisht se nga xhahiliteti (injoranca) e tyre mbi Islamin i ngatërrojnë termat si: myslimanizmi me Islamin, muhamedanë me muslimanë etj. Islami nuk ka marrë emrin e profetit i cili ka zbritur për t'iu shpallur këtë besim dhe program jetese njerëzve, ashtu si e ka marrë krishtërizmi nga Krishti (Isa sipas Islamit), Budizmi nga Buda etj.

Por nëse këta personalitete nuk kanë dëshirë që ta shpallin besimin islam të tyre, kanë të drejtë edhe të pranojnë një besim tjetër (pavarësisht se sipas kushtetutës islame, ai i cili në fillim ka qenë musliman e më pas e ndërron atë më një besim tjetër, duhet vrarë), dhe në këtë rast mund të ndryshojnë edhe emrat e tyre, si p.sh. nga Hajrullah në Thanas ose Vangjel, nga Abdullah në Pal ose Gjin, nga Ismail (emër profeti i madhëruar - Ishmail për të krishterët) në Gjon, nga Fahri (i cili e ka kuptimin "gëzues") në Françesk etj., por nuk kanë aspak të drejtë që të ndërhyjnë në punët personale të individëve të tjerë ose të një shumice të një besimi të caktuar, sepse në këtë mënyrë vetvetiu krijohen përçarjet ndërmjet komuniteteve dhe përgjegjësia më vonë u mbetet atyre për situatën që mund të krijohet, si në rastin kur ndodhi ajo përçarja mes komunitetit me shumicë muslimane dhe atij katolik në Shkodër për çështjen e vendosjes së kryqit në kodër, dhe pikërisht në një vend ku shumica e banorëve të asaj zone i përkasin besimit Islam).

Është e vërtetë se tani shqiptarët po jetojnë në liri dhe në demokraci, por liria dhe demokracia e kanë një sllogan: "Liri dhe demokraci do thotë që je i lirë të bësh dhe të thuash gjithçka që dëshiron, me përjashtim që të mos i bësh dëm vetes dhe të tjerëve".

Në këtë kontekst, këtu hyn edhe ideja se çdokush është i lirë që të zgjedhë atë që dëshiron, por nuk mundet dhe nuk ka të drejtë që t'ia imponojë të tjerëve mendimin e vet.

Ne (e kam fjalën për pseudo-muslimanët shqiptarë) nuk mund të bëhemi "më katolikë se Papa".

Atëherë përse të debatojmë kot së koti për një çështje e cila është zgjidhur nga vetë ne shqiptarët që me pranimin e Islamit para rreth 600 e ca vjetësh (para ardhjes së turqve) nga shumica e popullit, dhe siç dihet mirë populli shqiptar e ka pranuar me vetëdije dhe me dëshirë Islamin, për arsye objektive dhe subjektive të cilat dihen, dhe kurrë me dhunë, dhe për ato periudha për të cilat ka pasur "dhunë", ato kurrë nuk kanë ndodhur për të pranuar Islamin me dhunë, por për çështje politike dhe personale.

Kjo tregon shumë qartë se edhe shqiptarët kurrë nuk kanë luftuar ndërmjet tyre për çështje fetare, por vetëm për çështje personale dhe fisnore.

Ndërsa këtë kohë në Shqipëri dihet fare mirë se personat që drejtojnë shumicën e politikës, artit, kulturës, biznesit, kinematografisë, mediave, publikimit të librave etj. janë persona të besimit të krishterë (katolikë e veçanërisht orthodoks, ku shumica e tyre janë me origjinë jo-shqiptare, por të vendosur prej disa kohësh në Shqipëri), dhe për të cilët asnjëherë nuk u tha ndonjë gjë kundër tyre.

Një ditë, prej një shoku dëgjova se publicisti dhe deputeti Nikollë Lesi, në gazetën që ai drejton, para disa kohësh (bëhet fjalë për këtë vit) kishte botuar një artikull ku kishte treguar për origjinën e disa prej politikanëve të një partie, ku shumica e tyre ishin të besimit orthodoks por nuk ishin me origjinë shqiptare, dhe nuk dëgjuam se u bë ndonjë problem ose deklaratë nga muslimanët shqiptarë pse ata ishin të krishterë, sepse Islami e pranon edhe sundimin e jomuslimanëve në gjendjen kur nuk mund të gjendet një person i përshtatshëm për të qeverisur ose kur një vend musliman pushtohet, vetëm e vetëm në rastet kur ata janë të drejtë dhe qeverisin me drejtësi.

Por, fatkeqësisht, besimet e tjera nuk e kanë këtë tolerancë, por ata kërkojnë që medoemos ai popull të kthehet në fenë e atyre që sundojnë.

Evropa (perëndimi) e krishterë nuk e shikon Islamin vetëm si një mur ose si një bllokadë përballë dëshirave ose pretendimeve të tyre, por ata (Evropa dhe perëndimi) besojnë dhe janë të bindur se Islami është rreziku i vetëm kundër tyre dhe shteteve të tyre.

Orientalisti i krishterë europian Gardner thotë: "Është forca e fshehtë e Islamit ajo që e frikëson Europën".

Identiteti kristiano-europian i shqiptarëve është një parrullë e shpallur që nga fillimet e shekullit XX (kjo i përgjigjet asaj thënies që përmendëm më lart, të thënë nga Hafiz Ali Korça), dhe e cila mori përmasa më të mëdha pas viteve '90 të shekullit XX.

Me të madhe po sulmohet edhe prania e Shqipërisë në Konferencën Islamike me qendër në Arabinë Saudite, ku Shqipëria ka edhe përfaqësinë e saj atje. Për këtë antarësim në atë organizatë u fol shumë edhe në debatin i cili u mbajt para disa ditësh në Tiranë, mbi çështjen e identitetit europian të Shqiptarëve, ku morën pjesë disa prej personaliteteve të cilët e përkrahin identitetin europian të krishterë të shqiptarëve. Por, fatkeqësisht, aty nuk kishin ftuar (si duket me ndonjë qëllim të caktuar) dhe nuk ishte prezent asnjë i ftuar nga Komuniteti Musliman Shqiptar (KMSH) ose ndonjë personalitet musliman i njohur ose pak i njohur (për të mos thënë aspak) nga mediat, por aty ishin ftuar vetëm personalitete të komuniteteve të krishtera, katolike dhe orthodokse (si dhe priftërinj të këtyre besimeve), studjues të ndryshëm të cilët përkrahin identitetin europian të krishterë të shqiptarëve, drejtori i librotekës (e jo biblio-tekës) kombëtare, i cili është vlleh orthodoks e të tjera personalitete të krishterë ose pseudo-krishterë.

Nëse ne debatojmë se pse Shqipëria, me një përqindje prej 80 % të fesë Islame, është anëtare e Konferencës Islamike, atëherë çfarë duhet të themi për Ukrainën (në mos gabohem) që edhe ajo është pjesëtare e po të njëjtës konferencë, ku përqindja e muslimanëve atje është tepër e ulët.

Sa për identitetin "gjysmak" të shqiptarëve, që ose duhet t'i përkasim Orientit ose Europës, kjo është një çështje delikate për të cilën nuk mund të sqarohet vetëm me një të shkruar të lapsit ose vetëm me një të hapur të gojës. Islami në kohën mbas sistemit komunisto-ateist në Shqipëri është treguar ashtu siç është në të vërtetë, d.m.th. ai Islam i cili ka ekzistuar gjithmonë, dhe kjo korrespondon me thënien e orientalistit Gardner të cilën e përmendëm më lart, që Europën e frikëson forca e fshehtë e Islamit. Zaten, edhe këta persona që kërkojnë medoemos të identifikohen me identitet të krishterë europian, janë pjellë e atij sistemi.

Nuk është e vërtetë se muslimanët shqiptarë nuk e duan Europën, sepse me dashje ose padashje, është Zoti që na ka vendosur në këtë pjesë të botës e të Europës, dhe ne jemi shumë më të lidhur më të (me Europën) sesa me Orientin, por problemi qëndron në atë se, duke iu kthyer përsëri fjalëve të përmendura më lart dhe thënies së Gardnerit, duhet që Europa të mos ia ketë frikën Islamit te shqiptarët, por duhet të na pranojë kështu siç jemi, e të mos na zhvarrisë mu ashtu siç po e zvarrit edhe Turqinë prej disa vitesh.

Identiteti fetar musliman te shumica e shqiptarëve si pjesëtarë të kontinentit kurvë-plakë do të ekzistojë derisa Europa ose do të mundohet të na kthejë neve me forcë në krishtërizëm nëpërmjet misionarëve dhe delegatëve të saj, të brendshëm dhe të jashtëm, siç po i kthen disa nga personalitetet e njohura shqiptare (me dëshirë ose kundrejt ndonjë pagese të majme, ndonjë çmimi apo ndonjë posti), ose do të na përçajë dhe të durojë derisa vetë ne të pranojmë kushtet që ajo kërkon nga populli ynë shqiptar.

"Rrugëve të Botës" - Poezi


Ermal BEGA

Eci rrugëve të botës
askush s’më sheh,
askush s’më flet,
askush s’më do.

Mundohem t’i flas dikujt,
por zemra nuk do.
Mundohem t’i buzëqesh dikujt,
por fytyra s’më lë.

Kam nevojë për paqe,
por paqe nuk ka.
Kam nevojë për dashuri,
por ajo është shumë larg.

Ç’ka ndodhur kështu
në këtë botë të mallkuar?
Njerëzit, kafshët, bimët,
çdo gjë ka ndryshuar.

Nderi ka humbur.
Moral nuk ka më.
Interesi material është rritur
Nuk më jetohet më.

Në çdo vend që kaloj
aromë të keqe ndiej kudo.
Kërkoj pakëz liri
që jetën si ferri mos t’a shijoj.

Mundohem të dal,
nuk di nga t’ia mbaj.
Bërtas me zë të lartë:
“Moral pa Zot nuk ka!”

Eci rrugëve të botës
askush s’më sheh,
askush s’më flet,
askush s’më do…

"Damasku" - "Shami" - Poezi


Ermal BEGA

Damask (Sham),
i mrekullueshëm je,
me bukurinë tënde,
me ndriçimin tënd,
me rrugët e tua,
me xhamitë madhështore të tuat,
me personalitetet e mëdha të tuat,
me historinë tënde,
me njerëzit e tu...
Më ka marrë shumë
për ty o Sham,
më ka marrë malli të ndjej aromën tënde,
tënden o Sham,
më ka marrë malli për banorët e tu,
o i mrekullueshmi Sham,
më ka marrë malli për diturinë tënde,
o ‘Shami Sherif’,
për petalen time, o Sham...

U bëra kohë që nuk e kam ndjerë aromën tënde,
u bëra kohë pa i shijuar trëndafilishtet e tua,
u bëra kohë pa i prekur petalet
u bëra kohë pa të prekur,
u bëra kohë pa të parë
u bëra kohë pa të ndjerë...
Oooh Sham, sa të dua
me çdo gjë që ke brenda...
Do të vij përsëri atje,
më prit, së shpejti, InshaAllah,
që t’a marr përsëri nektarin tënd,
dhe dëshiroj, dëshir-oj,
që të vdes atje,
pranë teje...
Të dua,
Sham...

Recensim i librit "Shqiptarët në botën arabe", nga Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti)


Ermal BEGA

Dr. Muhamed Mufaku, një shqiptar me origjinë nga qyteti i Pejës, është një nga shkrimtarët më të njohur në botën shqiptare dhe arabe.
Ai ka lindur në Damask në vitin 1952; babai i tij ishte nga qyteti i Pejës, ndërsa nëna ishte nga fshati Vrellë, po nga Peja. Gjithashtu ai është edhe nipi i dijetarit të njohur musliman shqiptar nga Vrella e Pejës, Shejh Abdulkadër al-Arnaut.
Dr. Muhamed Mufaku shkollën 8-vjeçare dhe të mesme e kreu në Damask. Pastaj, studimet e larta i vazhdoi në Universitetin e Prishtinës, duke u kthyer në këtë mënyrë përsëri në vendin e prindërve të tij. Studimet i ka mbaruar me rezultate shumë të larta dhe ka mbrojtur dy tema doktorature, njërën në Fakultetin e Filologjisë për Gjuhë-Letërsi shqipe në vitin 1981, ndërsa të dytën në Fakultetin e Filozofisë - dega Histori në vitin 1986. Gjatë periudhës së studimeve në Prishtinë është marrë me shkrime dhe me studime në gjuhën shqipe dhe arabe, si dhe me shkrime të botuara në gazetat dhe revistat e kohës. Artikujt e tij kanë pasur të bëjnë më shumë me lidhjet e shqiptarëve me botën orientale në përgjithësi dhe me atë arabe në veçanti. Gjithashtu ai është autor dhe bashkautor i më shumë se 40 librave dhe enciklopedive, në gjuhën shqipe dhe arabe. Ai ka qenë edhe profesor i gjuhës arabe në degën e Orientalistikës në Fakultetin e Filologjisë në Prishtinë. Momentalisht ai është profesor i lëndës së historisë dhe Drejtor i Institutit të Studimeve Politike në Aman-Jordani.
Një ndër librat më të rëndësishëm të tij, që ka të bëjnë me lidhjet e shqiptarëve me botën arabe, dhe të cilin po e marrim në shqyrtim në këtë artikull është libri me titull: "Shqiptarët në botën arabe", i cili është botuar në vitin 1990 në Prishtinë nga shtëpia botuese "Rilindja".
Autori në këtë libër bën fjalë, siç e ka përmendur edhe vetë në parathënien e librit, për praninë e shqiptarëve në botën arabe gjatë shekujve XVIII-XIX, dhe në fillim të shekullit XX. Por autori nuk është ndalur vetëm në këto periudha, ai ka prekur kalimthi edhe praninë e shqiptarëve gjatë shekujve XVI-XVII, sepse kjo periudhë lidhet me praninë shqiptare në vendet arabe gjatë shekujve XVIII-XIX dhe fillimit të shekullit XX.
Të dhënat për përgatitjen e këtij libri janë shfrytëzuar nga burime të ndryshme, shumica e të cilave prezantohen për të parën herë në gjuhën shqipe. Autori përveç burimeve të dorës së parë ka shfrytëzuar edhe literaturën e pasur në gjuhë të ndryshme. Gjithashtu autorit i është dashur, edhe kjo është gjëja kryesore për përfundimin e kësaj vepre, që të bëjë hulumtime në shumë vende arabe gjatë një dekade (1974-1984). Për mbledhjen dhe përpunimin e burimeve ai ka qëndruar në disa vende, si në Siri (1974-1975), në Algjeri (1976), në Liban (1976), në Egjipt (1978), në Kuvajt (1981), në Tunizi (1983) etj.
Në kaptinën e parë të librit, me titull "Lidhjet shqiptare-arabe nëpër histori", autori na jep një pasqyrë të përgjithshme se si kanë nisur marrëdhëniet ndërmjet shqiptarëve dhe arabëve. Ai na tregon qysh në fillim se në mesin e arabëve dhe të shqiptarëve ekziston një traditë e pasur për prejardhjen e shqiptarëve nga vendet arabe, përkatësisht nga Siria. Në bazë të kësaj tradite, që u zhvillua me kohë, gjejmë të dhëna të ndryshme edhe në burimet e shkruara të kohës. Kështu, të dhëna të tilla paraqiten së pari në një histori arabe me titull "Tuarih Tuhaf", në të cilën shpjegohet gjerë e gjatë se shqiptarët kanë origjinë arabe. Më vonë këto elemente kalojnë në burimet osmane. Kështu, në kronikat e vjetra osmane që i ka botuar turkologu i famshëm Franz Babinger për shqiptarët, thuhet se "disa kanë qenë nga Jemeni, të tjerët nga Sa’id", në Egjipt.
Këto të dhëna paraqiten gjatë shek. XVII, në version më të gjerë, në veprën e udhëpërshkruesit të njohur osman Evlija Çelebiu. Në pjesën e kësaj vepre të E. Çelebiut që ka të bëjë me viset shqiptare, gjejmë një kaptinë të posaçme me titull "Mbi krijimin dhe prejardhjen e popullit shqiptar." Sipas këtij versioni shqiptarët rrjedhin nga fisi arab Kurejsh, që banonte në Mekë, përkatësisht fisi i profetit Muhamed a.s. Në atë kohë ata kishin një prijës, Xhebel ul-Hama. Ky prijës, pa qëllim, ia nxori njërin sy një bujari arab. Bujari iu ankua Hazreti Umerit, përkatësisht halifit Umer Ibn al-Hattab (634-644). Halifi, në bazë të ligjit islam "sy për sy", vendosi që prijësit Xhebel t’i nxirret syri. Mirëpo, nga frika, prijësi Xhebel mori atë natë tre mijë veta nga fisi i tij dhe shkoi deri në Antiohi te mbreti Harkil (Herakliu).
Çështë e vërteta, ky version i Evlija Çelebiut është ndërtuar mbi baza të ngjarjeve historike, por ka disa lëshime. Kështu, në histori fjala është për prijësin e fisit Gassan e jo Kurejsh, Xhabla Ibn al-Ajham, e jo Xhebel ul-Hama. Fisi Gassan, me prejardhje nga Jemeni, u vendos në veri të Arabisë, përkatësisht në jug të Sirisë, në fillim të erës së re kurse në shek. IV pranoi krishtërizmin. Nga prijësit ose mbretërit e këtij fisi që shquhen në burimet arabe njihen vetëm pesë të fundit, ndër të cilët është edhe Harith Ibn Xhablan (rreth vitit 529-569), të cilin perandori i Bizantit, Justiniani, e emëroi prijës të të gjitha fiseve arabe me titull Patrik. Prijësi ose mbreti i fundit i këtij fisi ishte Xhabla Ibn al-Ajham, i cili u bë mysliman. Gjatë qëndrimit të tij në Mekë për haxhillëk në kohën e halifit Umar Ibn al-Hattab (634-644) një beduin i thjeshtë ia shkeli xhyben, për ç’arsye prijësi Xhabla i dha një shuplakë. Beduini iu ankua halifit Umar, i cili vendosi, në bazë të ligjit islamik, që beduini t’ia kthente prijësit Xhabla atë shuplakë. Mirëpo për shkak të autoritetit, prijësi Xhabla iku gjatë natës me disa njerëz të vetët nga Meka dhe shkoi në Bizant, prej nga nuk u kthye më.
Prej gjysmës së dytë të kreut të parë e deri në fund të tij autori na tregon për lidhjet e përgjithshme dhe të veçanta mes shqiptarëve dhe arabëve gjatë sundimit të perandorisë osmane në vendet arabe.
Autori më vonë (duke filluar prej kaptinës së dytë) na jep argumente dhe të dhëna të rëndësishme, të arritura nëpërmjet studimeve të tij, rreth ardhjes së shqiptarëve në vendet arabe, jetën e tyre, përfshirjen e tyre në jetën politike, kulturore, fetare dhe sociale të kësaj shoqërie. Ai fillon me Sirinë , e cila është edhe vendlindja e tij, duke vazhduar më tej me Libanin, Palestinën, Irakun, Arabinë Saudite, Jemenin, Egjiptin, Sudanin, Libinë dhe në fund me Algjerinë. Ai flet për personalitetet e ndryshme shqiptare të cilët lanë gjurmë të thella në këto vende, gjurmë të cilat kanë mbetur edhe sot e kësaj dite në ato vende. Bëhet fjalë për personalitetet shqiptare në fushën e politikës, atë ushtarake, të diturive fetare islame, të letërsisë, të çështjes kombëtare etj. Një kre të veçantë ai ia ka kushtuar dinastisë shqiptare të Egjiptit e cila nisi me Mehmet Aliun, që njihet edhe si themeluesi i Egjiptit të ri dhe vazhdoi me nipat e tij, dinasti e cila sundoi për më shumë se një shekull.
Kjo vepër e rëndësishme e këtij autori shqiptar i cili jeton dhe vepron në Siri dhe Jordani është vetëm një fillim i "shkurtër" për jetën, veprat dhe lidhjet e shqiptarëve me botën arabe. Shpresojmë se kjo vepër do të jetë një "start" për studime të mëtejshme të studiuesve tanë të kësaj fushe e cila është shumë e rëndësishme për çështjen tonë kombëtare dhe për atë kulturore-fetare.

P. S. Së shpejti në Tiranë pritet që të dalë nga shtypi dhe tema e doktoraturës së Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti).

Mënyrat e shkatërrimit të Islamit në Shqipëri

Ermal BEGA

Shqipėria, ose mė mirė tė themi “Shqipėria”e vitit 1912
(kohė kur Shqipėria u “shpėrbė” nė katėr pjesė, tri prej tė
cilave iu “dhuruan” tre shteteve tė tjerė rreth
Shqipėrisė), ėshtė njė nga vendet me popullsinė mė tė madhe
myslimane nė Evropė (mbi 80 %). Ndėrsa po tė mbledhim
numrin e pėrgjithshėm tė tė gjithė muslimanėve shqiptarė tė
tė gjitha trojeve na dalin mė shumė se 98 %. Pėr kėtė arsye
Konferenca e Ambasadorėve nė Londėr e vitit 1913, vendosi
gjymtimin e kufinjve tė Shqipėrisė. Kjo ishte mėnyra mė e
lehtė pėr sundimin dhe pėrēarjen e kėtij populli me njė
shumicė absolute tė muslimanėve nė Evropė. Dhe kėshtu
ndodhi. Tė huajt na ndanė, na pėrēanė, na lanė nė varfėri
tė tejskajshme, na urdhėronin se ēfarė duhet tė bėjmė dhe
vendosėn nė krye ata persona tė cilėt i pėrgjigjeshin
interesave tė tyre. Dhe kėta muslimanė tė pambrojtur dhe tė
varfėr u detyruan t’i pėrgjigjeshin atyre nė kėrkesat dhe
vendimet e tyre. Por kjo situatė nuk ndodhi vetėm tek
shqiptarėt, por edhe nė Perandorinė Osmane Islame si dhe nė
vendet arabe muslimane tė cilėt u ndanė nė mė shumė se
njėzetė shtete dhe qeveri tė ndryshme tė vendosura nga
Fuqitė e Mėdha tė asaj periudhe.
Por, le t’i kthehemi temės sonė, e cila ka tė bėjė me
arsyen dhe mėnyrat qė janė pėrdorur dhe po pėrdoren akoma
pėr shkatėrrimin e identitetit tonė musliman shqiptar.
Ish-kryeministri i Shqipėrisė Fatos Nano nė njė takim nė
Kėshillin e Evropės para disa kohėsh, tha se Shqipėria nuk
mund tė identifikohet mė si njė vend me shumicė muslimane
nė Evropė, dhe kjo jo pėr arsye se jemi njė pėrqindje e
vogėl (80 %), por pėr arsye se nga kjo pėrqindje vetėm njė
pjesė e tyre janė praktikues tė kėtij besimi, ndėrsa njė
pjesė e atyre tė ashtuquajtur muslimanė vetėm nga emri,
janė blerė nga pushtetet e ndryshme. Dhe nė njėfarė mėnyre
ka tė drejtė. Kėtu nuk duhet tė harrojmė edhe se ai vetė
nuk i pėrket besimit islam, por atij tė krishterė
ort’hodoks. Por nė fakt, jo vetėm ai, por shumica e
qeverisė dhe partisė qė ai drejtonte nė Shqipėri, partisė
socialiste, i pėrkasin besimit ort’hodoks (madje disa prej
tyre nuk janė fare as shqiptarė, por me origjinė greke,
vllehe, rumune, sllave, madje edhe ēifute etj.). Kėtu nuk
duam tė pėrmendim emra por ata mund tė verėhen nga besimi,
emrat dhe mbiemrat e tyre qė nuk janė as me prejardhje
islame e as shqiptare. Kėtu duam tė pėrmendim njė fakt se
shqiptarėt pėr t’u dalluar qė ishin shqiptarė, nė shumicėn
e rasteve janė dalluar ose nga emrat ose nga mbiemrat e
tyre tė cilėt kanė qenė me prejardhje muslimane (kėtu nuk
llogariten disa ēifutė tė hershėm ose tė vonshėm tė cilėt
nė Shqipėri pėr tė humbur gjurmėt e origjinės sė tyre
hebreje u “islamizuan”. Por kėtu nuk duhet tė harrojmė
faktin se i pari i cili nisi fushatėn pėr pėrēarjen dhe
shkatėrrimin e identitetit fetar musliman nė Shqipėri ishte
Enver Hoxha, kryetari i Partisė Komuniste tė Republikės sė
Shqipėrisė (nga viti 1941-1985), dhe kjo falė ndihmės sė
komunistėve jugosllavė. Afėr vetes ai mblodhi njerėzit mė
tė njohur tė besimit ort’hodoks dhe i vendosi nė krye tė
ēdo institucioni kulturor, artistik, politik, arsimor etj.
Nė dy libra me autorė tė ndryshėm arabė, tė cilėt flasin
pėr periudhėn komuniste nė Shqipėri dhe pėr prejardhjen e
Enver Hoxhės, ne nxorrėm disa pjesė tė cilat po i tregojmė
kėtu: “ Sadik Premte, i cili ėshtė njė nga drejtuesit e
opozitės shqiptare jashtė Shqipėrisė, shok nė tė kaluarėn i
Enver Hoxhės, thotė se ky rrjedh nga njė familje ēifute e
njohur nė Tiranė. Gjyshi i tij e ka pranuar Islamin (fenė
islame) nė shekullin e kaluar (shek. XIX) pėr tė arritur
qėllimet e tij personale, duke praktikuar nė tė njėjtėn
kohė nė fshehtėsi fenė e tij ēifute, gjithashtu edhe djemtė
e tij. Sadik Premtja pėrmendi edhe se babai i Enver Hoxhės
ka qenė njė njėri qė u merrte me riba’a (fajde), i njohur
nė Shqipėri. Pėr shkak tė pasurisė qė kishte, ai ka qenė nė
lidhje me qarqet e pallatit mbretėror ndėrmjet dy luftėrave
botėrore. Nė kėtė kohė Enveri kishte njė kujdes dhe dashuri
pėr mbretin, i cili e dėrgoi atė (Enverin) nė Paris pėr
studime, por ai ngeli nė klasė qė nė vitin e parė, dhe u
kthye pėrsėri nė Shqipėri. Me fillimin e Luftės sė Dytė
Botėrore, Enver Hoxha vendosi lidhje tė dyshimta me
personalitete serbe”( Muhamed Halife “Islami dhe myslimanėt
nė Ballkan” fq.389-390).
Ndėrsa pjesa e librit tjetėr ėshtė: “... dhe prej tyre
(prej grupit ēifut), Enver Hoxha, kryetari i Shqipėrisė,
pėr tė cilin janė mbledhur kundėrshtarėt e tij dhe kanė
thėnė se ai ėshtė zionist dhe Donmi , dhe e kanė vėrtetuar
kėtė me argumente tė shumta, ku mė e rėndėsishmja ėshtė
luftimi i tė gjitha feve dhe besimeve (sidomos besimit
islam), ku nė tė njėjtėn kohė shfaqte dashamirėsi pėr
ēifutėt, njė dashamirėsi tė plotė.”(Themeluesi i kėtij
grupi ėshtė Sepetej Zvi i lindur nė Izmir mė 1623, qė
kishte pranuar Islamin nė dukje por qė praktikonte fshehtas
fenė e ēifutėve, fq.5
Nė lidhje me kėto argumente, gjatė njė bisede qė patėm me
njė hoxhė tė vjetėr nė moshė, i cili momentalisht ėshtė
tetėdhjetė e ca vjeē, njė nga burrat mė tė vjetėr tė mbetur
gjallė nė Gjirokastėr, dhe i cili punon si kujdestar i njė
xhamie, kur e pyetėm nė lidhje me origjinėn e Enver Hoxhės
ai na u pėrgjigj: “Sa pėr babain e tij (tė Enver Hoxhės) e
di se ai ishte njė nga familjet mė tė mira dhe mė tė
dėgjuara tė Gjirokastrės, ndėrsa vetė Enveri qė nė moshė tė
vogėl ka shprehur shenja urrejtjeje ndaj njerėzve tė tjerė
dhe zihej gjithmonė me tė tjerėt, duke qenė njė grindavec i
madh.” Por kur ia ndėrpremė fjalėn, dhe e pyetėm se ne nuk
po kėrkojmė pėr origjinėn e babait tė Enver Hoxhės, por pėr
gjyshin e tij, atėherė ai na u pėrgjigj:”Sa pėr origjinėn e
gjyshit tė tij unė nuk e di nėse ka qenė me origjinė ēifute
apo jo, por e di se Enver Hoxha i ka eliminuar (i ka vrarė)
tė gjithė njerėzit qė e dinin origjinėn e tij.”
Atėherė lind pyejta:”Pėrse Enver Hoxha duhet t’i eliminonte
gjatė sundimit tė tij tė gjithė njerėzit qė e dinin
origjinėn e tij dhe tė familjes sė tij...? Pėrgjigjja ėshtė
shumė e thjeshtė: Ai e bėri kėtė pėr tė fshehur hipokrizinė
e tij, tė prindėrve dhe veēanėrisht gjyshit tė tij, njė
ēifut i ardhur nga Turqia, qė gjoja e kanė pranuar fenė
islame, duke u paraqitur si muslimanė dhe me emra
muslimanėsh, por qė synimi i fshehtė i tyre ishte politika
anti-islame nė Shqipėri dhe shkatėrrimi i muslimanėve
shqiptarė, psiqikisht dhe moralisht, gjė e cila ndodhi
gjatė asaj periudhe edhe nė Turqi edhe nė vendet e tjera
islame.
Shekullin e njėzetė mund ta konsiderojmė nė njėfarė mėnyre
edhe si shekulli i “fitores” sė sundimit dhe ndikimit tė
jahudive (ēifutėve) nė botė, gjithashtu edhe nė Shqipėri.Nė
njė farė mėnyre mund tė thuhet se edhe Ahmet Zogu ka qenė
kundėrshtar i fesė islame, por ai ka pasur arsye tė tjera
tė cilat nuk i ka treguar me mėnyra vulgare, ndėrsa Enver
Hoxha e shpalli haptas urrejtjen e tij nga Islamit dhe
muslimanėve nė Shqipėri...
Me hyrjen e demokracisė, Shqipėria u ēlirua nga ateizmi
komunist nė Shqipėri dhe atėherė u hapėn sėrish xhamitė e
kishat, dhe shqiptarėt kishin tė drejtėn e besimit. Sali
Berisha, kryetari i parė i njė shteti pluralist, duke ditur
se njė shumicė e madhe e shqiptarėve i pėrkiste besimit
islam, edhe vetė ishte i tillė, vendosi qė Shqipėrinė ta
bėnte anėtare tė konferencės sė vendeve islame, pėrveēse si
anėtare tė organizmave tė tjera evropiane dhe
ndėrkombėtare. Dhe kjo ishte njė arritje shumė e madhe pėr
muslimanėt shqiptarė. Kjo pėr ne si muslimanė shqiptarė do
tė thoshte qė ne kėrkonim mė shumė ndihma dhe pėrkrahje nga
konferenca, pėr ngritjen pėrsėri nė kėmbė tė reputacionit
islam tė dikurshėm nė Shqipėri. Kjo gjė ndodhi derisa nė
vitin 1997 erdhėn nė pushtet “komunistat” e rinj, partia
socialiste, me nė krye Fatos Nanon i cili e largoi
menjėherė Shqipėrinė nga anėtarėsimi nė atė Konferencė, e
cila ishte njė fatkeqėsi pėr muslimanėt shqiptarė. Ndėrsa
pėrsėri, me fitoren e demokracisė nė vend, tani nė vitin
2005, ndodhi njė fatkeqėsi tjetėr. Ndodhi ajo qė ai i cili
deri dje ishte president, ndėrsa tani u kthye nė
kryeministėr ėshtė shumė kundėr anėtarėsimit tė Shqipėrisė
nė Konferencėn e Vendeve Islame, megjithėse deri dje doli
me armė nė dorė nė mbrojtje tė tij.
Mėnyrė tjetėr poshtėruese pėr muslimanėt shqiptarė pas
viteve ’90 ėshtė edhe misionarizmi. Misionarėt e ardhur me
shumicė nga e gjithė bota, sidomos atyre tė sekteve tė
ndryshme tė krishtera (si baptistėt, protestantėt etj.) dhe
atyre hebreje (si Dėshmitarėt e Jehovait), u sulėn si tė
tėrbuar nė pjatėn tonė islame nė Shqipėri duke na ngrėnė
gjithēka dhe duke na rrėmbyer ēdo gjė nga toka jonė e
ujitur me burimin e Islamit. Mendimi i tyre i gabuar se
gjoja ne kemi dalė nga njė vend ateisto-komunist si
kanibalė tė uritur, bėri qė kėta misionarė tė blenin
shpirtėrat tanė nė shkėmbim tė ushqimit, ofrimit dhe
pranimit tė besimeve tė tyre. Dhe shumė prej nesh duke rėnė
pre e nefsit tonė filluam t’i pranojmė kėrkesat e tyre, por
ama dinjitetin tonė njerėzor dhe musliman e humbėn. Kėta
misionarė vazhdojnė ende misionet e tyre tė ditura e tė
paditura tek ne duke gjetur “tokė pjellore” pėr tė mbjellur
ato bimė qė duan ata nė Shqipėrinė tonė vakėf (pasuri
muslimane), por nuk e mendoj se do tė zgjasė shumė sepse
“parashikimet” thonė se Islami do tė triumfojė pėrsėri kėtu
tek ne, sė shpejti. Mjerė pėr ata shqiptarė “muslimanė” qė
nuk kanė dinjitet dhe ia falin vetet e tyre kėtyre
misionarėve dashakeqės ndaj nesh.
Njė mėnyrė tjetėr akoma mė shkatėrruese, dhe mė e
rėndėsishmja, qė po ndodh nė Shqipėri nė kohėt e fundit
moderne, pėr shkatėrrimin e personalitetit islam dhe vetė
Islamit tek ne, ėshtė media. Ndikimi qė pati dhe ka media
nė Shqipėrinė post-komuniste, ajo e shkruar dhe ajo
elektronike, bėri qė shqiptarėt muslimanė tė ndiheshin
shumė konfuzė me atė se ēfarė ofronin kėto media kundėr
nesh. Kėto media na mbytėn vetėm me lajme, lajme, lajme...,
e asgjė mė shumė. Kėto media bėnė qė muslimanėt tė humbin
kohėn me lloj-lloj idiotėsirash dhe poshtėrsirash qė na
ofronin. Por nuk do tė mjaftonte vetėm kjo, por ato do tė
bėheshin monopole tė jo-muslimanėve, duke na ofruar ato
gjėra qė u pėrshtateshin interesave tė tyre dhe
shkatėrrimit tė moralit tė rinisė sonė.
Pėr njė gjė jam shumė i sigurtė, pėr atė se Islami dhe
muslimanėt nė Shqipėri do tė triumfojnė, mbase shumė
shpejt. Atėherë edhe ata shqiptarė tė feve tė tjera do tė
jetojnė nė paqe!

Allahu na ndihmoftė!

Islami në Shqipëri në kohët moderne

Ermal BEGA

SHQIPERIA - PROFIL I PERGJITHSHEM

Sipërfaqja 28.748 km katrorë
Popullsia (sipas vitit 1988) 3.147.000
Rritja e popullsisë 1.91%
Dendësia e popullsisë 109/km katrorë

SHQIPERIA - GJUHET, GRUPET ETNIKE & BESIMET FETARE

Gjuhët: Shqip, greqisht
Grupet etnike:
Shqiptarë 96%
Grekë & të tjerë 4%
Besimet fetare
Muslimanë 75%
Ort’hodoksë 15%
Katolikë 10%

Islami në Shqipëri ka një histori për më shumë se 650 vjeçare (VI shekuj e gjysëm). Dokumenta të shumta tregojnë se ai (Islami) në fillim ka ardhur nëpërmjet lundërtarëve arabë të cilët kanë pasur nën sundim Palermon dhe Siçilinë, dy qytete të Italisë. Më vonë u vendos si sistem me ardhjen e Osmanëve, ku marrëdhëniet mes Shtetit Osman dhe Shqipërisë nisën pas vitit 1325. Shqipëria u bë një territor osman gjatë sundimit të Muratit të II (1421-1451).

Që nga viti 1479, i tërë vendi, përveç Durrësit, Ulqinit dhe Tivarit, ishte nën sundimin Osman. Mënyrat e sjelljes, të kërkuara nga Ligji Islam, i dha shqiptarëve të drejtën që t’i zbatojnë besimet e tyre fetare. Kjo është një provë se teoritë e ashtuquajtura se Islami është përhapur me forcë te shqiptarët dhe banorët e tjerë të Ballkanit nuk gjejnë vend në faktet historike.

Në vitin 1928, Ahmet bej Zogolli, e shpalli veten e vet si mbret të Shqipërisë dhe u njoh si mbreti Zog. Ai dëshironte të bënte de-islamizimin e Shqipërisë sipas modelit të Qemal Ataturkut të Turqisë. Me përkrahjen e madhe nga ana e anglezëve dhe me ndihmën e komunistëve jugosllavë, më 29 Nëntor 1944, Shqipëria u “lirua” nga gjermanët dhe nga forcat “feudalo-borgjeze”, dhe në krye të saj erdhi Enver Hoxha (ish-sekretar e më pas kryetar i Partisë Komuniste të Shqipërisë – PKSH). Partia Komuniste e Shqipërisë (PKSH) nisi të vendosë rregullat e tij të hekurta në emër të marksizëm-leninizmit. Qëllimi kryesor i PKSH-së dhe i Enver Hoxhës ishte shkatërrimi i tërësishëm i Islamit në Shqipëri. Në vitin 1945, të gjitha pronat e vakfit (pronat e shenjta të muslimanëve) u shtetëzuan, dhe qindra ulema (dijetarë muslimanë), të akuzuar për bashkëpunëtore të armikut, u ekzekutuan padrejtësisht. Nuk mund të bëhej asnjë kontakt me vendet muslimane. Praktika fetare në publik u bë në mënyrë ilegale. Jeta fetare u qeveris me anë të rregullave të ashpëra të vendosura nga sistemi diktatorial. Muftitë duhet të vendoseshin nga shteti, faljet duhet të kryeshin në gjuhën shqipe, dhe vetëm ato xhami të cilat ishin në mënyrë absolute të përdorshme nga komuniteti duhej të mbeteshin të hapura.

Goditja finale erdhi më 6 Shkurt 1967, kur Shqipëria u shpall si shteti i parë ateist në botë. Të 530 xhamitë (kjo është llogaritja e para-luftës) u mbyllën. Ato që u lejuan të rrinë hapur u kthyen në muzeume, salla gjimnastike, bile edhe në studio të artistave. Fermat e derrave u shpërndanë në të gjithë vendin, dhe të gjithë njerëzit nxiteshin që të hanin prodhimet e derrit. E njëjta gjë ndodhi edhe me pijet alkoolike, që njerëzit detyroheshin prej sistemit diktatorial që ta përdornin.

Ajo çfarë solli deri te shkatërrimi i Islamit dhe Krishtërimit në Shqipëri ishte një përzierje e fuqishme e stalinizmit dhe nacionalizmin shqiptar. Është e rëndësishme të përmendet se muslimanët sunni kanë dhënë shumë pak për zhvillimin e nacionalizmit sekular shqiptar. Të krishterët shqiptarë kanë dhënë shumë për sekularizimin e Shqipërisë. Edhe pse të krishterët përbënin vetëm 25 % të popullsisë të Shqipërisë, ata morën më shumë se gjysmën e udhëheqjes së byrosë politike të Shqipërisë. Përveç elementit të krishterë në Shqipëri, sekti bektashian dha gjithashtu një ndihmë shumë të madhe për lëvizjen nacionaliste anti-islame. Dy prej vëllezërve Frashëri, poezia e të cilëve është shumë e dashur për nacionalistët shqiptarë, ishin në mesin e pjesëmarrësve me shumicë të krishterë të cilët organizuan “Lidhjen e Prizrenit”, e cila ndodhi në vitin 1878 dhe diskutuan për lindjen e nacionalizmit shqiptar. Bektashinjtë janë një përzierje e çuditshme e Islamit, krishtërizmit dhe elementeve pagane. Prandaj, bektashizmi u pa nga shumë nacionalistë shqiptarë si një mjet ideal për arritjen e qëllimeve të tyre. Nuk është për t’u çuditur se më shumë se 6000 bektashinj luftuan nën urdhërat e bandave komuniste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Pas trazirave të mëdha të cilat e shpëtuan Evropën Lindore nga komunizmi, duket se Shqipëria do të mbesë e paprekur nga vala e ndryshimeve sociale.

Islami në Shqipëri është feja me numrin më të madh të popullsisë. Ai (Islami), vetëm në Shqipëri përfshin më shumë se 75 % të popullsisë (statistika jo shumë të sakta, sepse mundet më shumë), ndërsa në të gjitha trojet shqiptare përfshin më shumë se 90 % të popullsisë, ndërsa pjesa tjetër janë shqiptarë katolikë. Muslimanët shqiptarë janë populli me popullsinë më të madhe të muslimanëve në Europë, e më pas vjen Bosnja dhe Hercegovina. Në Shqipëri ka edhe ort’hodoksë, por sipas mendimit tim ata nuk janë shqiptarë me origjinë, por janë grekë, vllehë (arumunë), maqedonë, bullgarë, serbë, malazezë, çifutë etj.

Shumicën e muslimanëve në Shqipëri e përbëjnë muslimanët sunni (90 % e të gjithë muslimanë shqiptarë), e të tjerët (vetëm 10 %) janë muslimanë (bektashinj).

Muslimanët bektashinj janë një sekt, dhe të cilët kanë themeluar kryegjyshatën botërore bektashiane në Shqipëri. Po në këtë grup hyjnë edhe tarikatet (sektet) e tjera si kaderinjtë, halvetitë, rufaitë etj., sekte të cilat kanë teqet e tyre të veçanta dhe dervishët e vet.

Nga grupet ose rrumat e muslimanëve sunni në Shqipëri mund të përmendim selefinjtë (ose vehabinjtë), një rrymë e ardhur pas viteve ’90 nga Arabia Saudite dhe e themeluar nga anglezët, si një mënyrë për shkatërrimin dhe përçarjen e muslimanë në botë, tabligët (edhe kjo një rrymë e ardhur pas viteve ’90 nga vendet aziatike si Pakistani, Indonezia dhe Malajzia) etj., por këto grupe nuk kanë ndonjë ndikim të madh në traditën muslimane në Shqipëri, sepse siç dihet muslimanët shqiptarë historikisht i janë përmbajtur shkollës juridike hanefite, e cila është e përhapur në shumicën e vendeve me popullsi muslimanë në botë. Të njëjtat grupe dhe sekte muslimane janë të përhapura edhe në trojet e tjera ku jetojnë shqiptarët, si në Kosovë, pjesën perëndimore të Maqedonisë, pjesën perëndimore dhe jugore të Malit të Zi, etj.

Pas viteve ’90, në Shqipëri zuri vend edhe sekti shi’a nga Irani. Kjo erdhi si pasojë e hapjes së organizatave kulturore iraniane, kolegjeve iraniane, etj., dhe nëpërmjet këtyre organizmave, u dërguan studentë shqiptarë për të studiuar në Iran, nga ku erdhën me ide të kundërta me ato të cilat i kanë trashëguar të parët tanë.

Pasuria e muslimanë shqiptarë (vakufet), zënë më shumë se 2/3 e territorit shqiptar, por edhe pse pas viteve ’90 Shqipëria hyri në rrugën e demokracisë, prapëseprapë, asnjëra prej qeverive të ndryshme në Shqipëri nuk arriti që të na ofrojë pasuritë tona. Dhe një ndër problemet më të mëdha që hasim ne në Shqipëri janë problemet me vakufet e muslimanëve, të cilat duhet të na kthehen menjeherë. Sipas burimeve të ndryshme, vetëm deri para ardhjes së komunizmit në Shqipëri, vetëm numri i objekteve dhe ndërtimeve islame që datojnë që nga periudha Otomane, dhe të cilat ekzistojnë edhe sot e kësaj dite, janë si më poshtë:

Kështjella (6), Xhami (15), Banjo Publike (4), Ura (5), Teqe (1), Dyqane dhe Qendra Tregtare (4), Ujësjellësa (1), Sahat Kulla (1), dhe shtëpi.

Ndërsa sipas shqyrtimeve të dokumentave të vakfit (pasurive të muslimanëve), numri i vërtetë i këtyre ndërtimeve është si më poshtë:

Kështjella (9), Xhami (482), Medrese (28), Shkolla Publike (111), Teqe (144), Kuzhina Publike (9), Hane (123), Banjo Publike (18), Ura (18), dhe Shatërvane (13). Shumica e këtyre ndërtimeve janë ndërtuar nëpër qytete ose nëpër qendra të tjera administrative si në: Krujë, Vlorë, Berat, Gjirokastër, Elbasan, Korçë, Shkodër, Tepelenë dhe Tiranë.

Shumica e këtyre ndërtimeve, siç e pamë edhe nga numri i mëparshëm i objekteve të mbetura është shumë më i vogël sesa numri i atyre të cilat kanë ekzistuar.

Në kohët e sotme rreziku më i madh që i vjen muslimanë shqiptarë është nga vendet që janë rreth saj, si Greqia e cila po luan një rol tepër negativ ndaj muslimanëve shqiptarë duke i detyruar me zor që të ndërrojnë emrin dhe fenë e tyre, Islamin, dhe të konvertohen në të krishterë ort’hodoksë dhe të pagëzohen në kishë, edhe e gjithë kjo në shkëmbim të jetesës në tokën helene. Kjo është një fatkeqësi e madhe për muslimanët shqiptarë. Rolin e tillë e luajnë edhe shtetet e tjera si Maqedonia, Serbia etj.

Është e dukshme se me të gjitha këto probleme, do të duhen disa dekada për të ri-islamizuar jetën shqiptare. Megjithëse literatura islame e tanishme, në shumicën e rasteve është e lejuar, shumë pak organizata të huaja kanë treguar interes që të ndihmojnë në Shqipëri. Situata është shumë e rëndë, dhe misionarët e krishterë kanë nisur të vijnë në Shqipëri duke u përpjekur që të mbushin zbrazëtirën fetare. Ata duke menduar se ne kemi dalë nga një sistem komunist dhe ateist, ata donin të blenin shpirtrat tanë me para në shkëmbim të të kthyerit në të krishterë.

Një mënyrë tjetër për të krijuar probleme dhe përçarje në kohët moderne në mesin e muslimanëve në Shqipëri luan edhe media. Ndikimi që pati dhe ka media në Shqipërinë post-komuniste, ajo e shkruar dhe ajo elektronike, ka bërë që shqiptarët të ndihen shumë konfuzë me atë se çfarë ofronin këto media kundër nesh (kundër muslimanëve). Këto media na mbytën vetëm me lajme…, e asgjë më shumë. Këto media japin emisione dhe programe të veçanta që muslimanët të humbin kohën me lloj-lloj idiotësirash dhe poshtërsirash që na ofrojnë. Nuk do të mjaftonte vetëm kjo, por ato janë bërë monopole të jo-muslimanëve, duke na ofruar ato gjëra të cilat u përshtateshin interesave të tyre dhe shkatërrimit të moralit të rinisë sonë.

Derisa pasuria e muslimanëve është shpenzuar kot në një luftë të pakuptimtë, Perëndimi do të bëjë më të mirën për të parë që Islami të mos lartësohet më kurrë përsëri në Shqipëri...

Intervistë me Imam Vehbi Sulejman Gavoçin, shqiptar nga Damasku - Siria

Intervistë ekskluzive me Imam Vehbi Sulejman Gavoçin, dijetar i madh musliman Shkodran Vehbi Sulejman Gavoçi nuk është dijetari i vetëm musliman shqiptar në botën islame, përveç atij numërohen edhe dijetarë të tjerë njohur si: Shejh El-Albani, Shejh Abdul-Kadir Arnauti, Shejh Nuhi, gjyshi i Shejh Shuajb el-Arnautit që jeton ende etj.

Le të kthehemi tek i intervistuari ynë, Shejh Vehbi Sulejman Gavoçi

Pyetje: I nderuar Haxhi Vehbi Sulejman Gavoçi, ju e keni lënë Shqipërinë në moshë të vogël dhe keni ardhur në Damask (Siri); a mund të na tregoni se kur keni ardhur ju dhe familja juaj këtu?

Përgjigje: Bismil-lahirr-Rrahmanirr Rrahim. Falënderimi i takon Zotit të të gjitha botërave, i Cili është Një dhe i pashoq, paqja dhe mëshira e Allahut qofshin mbi të dërguarin e Tij, Muhamedin (a.s.) dhe mbi të gjithë ata që ndjekin rrugën e tij. Unë jam Vehbi Sulejman Gavoçi. Nga Shqipëria në Siri kemi ardhur në vitin 1937. Babai im e la Shqipërinë me familjen e vet dhe të vëllanë e tij dhe erdhën në Siri.

Pyetje: Cilat ishin arsyet të cilat ju shtynë që të vini në Siri?

Përgjigje: Arsyeja kryesore ka qenë se mbreti Zog në kohën e tij bëri disa reforma të cilat nuk kanë lidhje me fenë Islame. Ai e detyroi gruan që të heqë perçen, e barazoi vëllain me motrën në mirath (trashëgimi), dhe i urdhëroi nëpunësit dhe studentët që të vendosin kapele në kokë. Gjithashtu edhe disa gjëra kundër fesë të cilat i zbatoi ai, e detyruan babain tim që ta lërë Shqipërinë dhe të vijë në Siri, thënë më qartë në vendin ku kanë emigruar pejgamberët (të dërguarit e Allahut-profetët) e fundit.

Pyetje: Ku jeni vendosur në fillim në Damask?

Përgjigje: Kur kemi ardhur në fillim në Damask kemi ndenjur në lagjen "Huk-kul Sarajja", mandej u vendosëm në Divanije, e cila njihet si mëhalla (lagja) e shqiptarëve. Aty babai me mirësitë e Zotit, na ndërtoi një shtëpi, mandej ndërtoi edhe një xhami e cila quhet xhamia "Arnaut". Aty, ai vetë ka qenë imam në atë xhami (gjatë faljeve), ka studiuar aty, dhe që të gjithë shqiptarët e vjetër që ndodheshin aty kanë mësuar prej babait për fenë e tyre.

Pyetje: Si ju kanë pritur arabët si shqiptarë?

Përgjigje: Arabët si shqiptarë na kanë pritur si s'ka më mirë. Shqiptarët që janë këtu mund të ndahen në dy parti (grupe): Partia (grupi) i parë janë kosovarët, të cilët kanë ardhur këtu gjatë luftës ballkanike, kur serbët i vranë, i prenë dhe i torturuan. Një shumicë e tyre shkuan në Turqi, e disa erdhën në Siri. Kur ata erdhën këtu, qeveria e vendit u propozoi atyre një tokë e cila quhet Shbele, një katund, që të punojnë në të. Mirëpo ata përtuan në vend të huaj, duke mos ditur gjuhën dhe vendin, dhe preferuan që të rrinë në qytet. Ne kemi ardhur nga Shqipëria, Shkodra, në vitin 1937 siç e përmenda më herët. Haxhi Nuhi dhe babai i Shuajb El-Arnautit, Muharremi, kanë ardhur para nesh në vitin 1926, po nga Shkodra. Ne jemi grupi i dytë nga Shkodra që kemi ardhur në Siri. Arabët na kanë pritur shumë mirë, dhe kur kemi pasur ndonjë nevojë na kanë ndihmuar.
Pyetje: Sa është numri i përafërt i të shpërngulurve shqiptarë në Siri?
Përgjigje: Nuk mundem të jap një shifër të përafërt të shqiptarëve këtu, sepse unë, për rreth njëzet e ca vjet kam qëndruar jashtë Sirisë. Mirëpo besoj se jemi më shumë se 10.000 vetë.

Pyetje: Cila ka qenë veprimtaria juaj personale, dhe me çfarë jeni marrë në Damask?

Përgjigje: Kur kam ardhur në Siri, në vitin 1937, jam njohur me një akraba (të afërt), i cili quhej Hasan Smaja dhe babai më pyeti nëse kisha dëshirë të shkoja në mejtep (shkollë e ulët islame) me të? Dhe unë pranova. Pastaj shkova në Misir (Egjipt) dhe atje qëndrova dhjetë vjet. Atje mësova gjuhën arabe dhe fenë, dhe mora dy diploma të larta, një të universitetit (laike) dhe një të Sheriatit (jurisprudencës islame). Gjithmonë jam marrë me mësime, duke lexuar dhe duke shkruar libra qysh nga viti 1937 e deri më sot. Lexoj ende edhe kësaj dite, shkruaj ende artikuj, libra dhe shkrime, ashtu siç punojnë edhe djemtë e rinj. Jam marrë vetëm me mësime dhe arsim e jo me politikë, dhe gjatë viteve 1948-1980 e më tej kam dhënë mësim në Siri. Mandej kam shkuar në Medine (Arabi Saudite) dhe kam qëndruar për disa vite. Mandej kam shkuar në Emiratet e Bashkuara Arabe ku kam qëndruar për afro katërmbëdhjetë vjet. Ndërsa në vitin 2000 jam kthyer në Siri, në vendin tim, për të qëndruar aty deri sa të kem jetë.

Pyetje: Ku dhe kur i keni mbaruar studimet tuaja?

Përgjigje: Studimet i kam mbaruar në Kajro në vitin 1947, nga viti 1937-1947.

Pyetje: Çfarë aktivitetesh keni bërë në lidhje me shqiptarët kur jeni kthyer nga Egjipti?

Përgjigje: Kur jemi kthyer prej Misirit (Egjiptit) menduam që të mblidhnim të gjithë shqiptarët kudo që janë në Siri. Prandaj, formuam një shoqëri bamirëse, mirëpo nuk qëndroi më tepër se tre vjet. Kam qenë sekretar i përgjithshëm i kësaj shoqërie. Kam dhënë edhe intervista në disa gazeta; dhe në një rast kur erdhën për Ahmet Zogun dhe folën keq për të duke thënë se ai e ka shitur vendin e vet e ne vetë jemi të shitur. Në njëfarë mënyre, ne jemi munduar t'i gjendemi pranë dhe t'i ndihmojmë bashkatdhetarët tanë. Mirëpo disa që janë me origjinë shqiptare, nuk i kanë ndjenjat tona, ata kanë lindur dhe kanë ndenjtur në Shqipëri deri sa qeveria e mbylli atë shoqatë (shoqëri) dhe ne mbetëm të ndarë, secili në vendin e vet.

Pyetje: A mendoni që të ktheheni ndonjëherë në Shqipëri me familjen tuaj?

Përgjigje: Në Shqipëri kam shkuar çdo vit, por nuk mendoj se do të kthehem përgjithmonë atje, sepse këtu në Siri jemi të lidhur me punë dhe familje, dhe kjo është një punë e vështirë. Emigrimi në këtë vend është sevap, mandej ne këtu jemi pranë burrave dhe baballarëve tanë (paçin rahmet-mëshirë) të cilët e lanë Shqipërinë për të ruajtur fenë.

Pyetje: Cila është përshëndetja juaj për bashkatdhetarët, për shqiptarët?

Përgjigje: Kur pata shkuar për herë të parë në Kosovë, më pritën shumë mirë, dhe e pashë të udhës që për t'i falënderuar ata të shkruajta një libër në gjuhën shqipe i cili quhet "Si dhe Pse"? Dashuria ime për vendin tim është në gjakun tim, është në jetën time; atje kam lindur, të afërmit, vëllezërit e shokët i kam atje, mendoj gjithmonë mirë për Shqipërinë tonë, mirëpo tani që jam plakur e kam të vështirë që të kthehem prapa, por në qoftë se Zoti do të më kthente përsëri djalë të ri do të vija përsëri.

Intervistoi: Ermal BEGA Damask - Siri, 2004

Shtatë profetësitë e një të urti

Ermir HOXHA

Së afërmi del i ribotuar libri i klerikut të njohur të viteve ‘20-‘40, Hafiz Ali Korça, i titulluar "Shtatë ëndrrat e Shqipërisë". Iniciativa i përket Ermal Begës, një i ri i dhënë pas veprave të vjetra të kulturës orientale dhe jo vetëm fetare.

Ato, në fakt, janë shtatë ëndrrat e klerikut të madh, Hafiz Ali Korçës, një ndër personalitetet më të mëdha të fillimshekullit të kaluar, një ndër postet e larta shtetërore të të cilit, e paimagjinueshme për kohët e sotme kur klerikët duhet të shohin të prapmet e tyre, ishte ai i këshilltarit të Ministrisë së Arsimit, në vitet e para të shtetformimit shqiptar. "Shtatë ëndrrat e Shqipërisë" është një libërth i tij, që i përket vitit 1944, i cili së shpejti do të jetë në një botim të ri, iniciativë e orientalistit riosh, Ermal Bega, që ka prirjen të mbledhë visare të letërsisë orientale, me përmbajtje nga shumë fusha. Përgjithësisht, veprat e Ali Korçës janë pasioni i tij, pasi kjo figurë, nga më prodhimtaret dhe më aktivet në vitet ‘20-‘40, ku veçohen përkthimet e "Rubairave" në një variant anti-Nolian, apo një manifest kundër Bolshevizimit, mbetet pak i njohur ndër shqiptarë, përveç brezit të hershëm.

"Shtatë ëndrrat e Ali Korçës" janë një vepër e rrallë dhe e klasifikueshme mes atyre veprave madhore të klerikëve patriotë shqiptarë të të gjitha besimeve, të cilët formimin, dellin dhe kulturën e tyre krijuese ua kanë kushtuar ndjenjave atdhetare. Përmes shtatë ëndrrave, Ali Korça ka bërë një pasqyrë të realitetit shqiptar të viteve të nxehta monarkike, haxhiqamiliste e më pas komuniste, duke parandjerë përçarjen e kombit dhe retë e zeza të së ardhmes. Krahas kësaj, shtatë poezitë përmbajnë dhe zbërthimin e kuptimit të tyre, po me gjuhë poetike, një rast i rrallë ky në letrat shqipe. Të shtatë poezitë emërtohen thjesht me numër të paraprirë nga fjala poezi, ndërsa shtjellimi i tyre, vjen më pas i emërtuar si "Ç‘provim i ëndrrës së..." Por kjo vepër nuk është e kufizuar vetëm në shtatë poezi. Ajo është dhe një vepër në prozë, ku Ali Korça e ka plotësuar me kujtime, ide e komente për zhvillimet shqiptare të kohës. Prej tyre, veçohen 5 propozimet e Ali Korçës, bërë në Kongresin e Dibrës, ku si pikë e parë e tij është: "Mësimi i gjuhës shqipe zyrtarisht në çdo shkollë". Pikë tjetër është: "Mosdërgimi i djemve shqiptarë si ushëtar në shkretëtirat e zjarrta të Jemenit se dy të tretat s‘kthehen". Ndërsa pika e katërt e propozimeve të Ali Korçës është: "Pastërimi i moçalevet, ndreqja e rugavet dhe e uravet..."

Ardhja e princ Vidit është një tjetër rrëfenjë e Ali Korçës në librin e tij "Shtatë ëndrrat e Shqipërisë". Mësohet se ai ka qenë një ndër mikpritësit në mbërritjen e princit karriershkurtër. Shkruan Ali Korça: "Dërvish Hima, unë dhe dy të tjerë mbajtmë nga një fjalë frëngjishte dyk e kallzuar gëzimin e ardhjes së tij. Së fundi na u përgjigj frëngjisht dhe ajy". Libri i Ali Korçës, që pritet të dalë nga botimi si çdo vepër e llojit të saj, nga njëra anë pasqyron personalitetin e autorit, nga ana tjetër, është pasqyrim i një realiteti të caktuar, të një kohe të turbullt, e mbetur e tillë dhe sot, për shkak të devijimeve ideologjike të historiografisë shqiptare.

Orientalistika si pasion

Libri i Hafiz Ali Korçës, "Shtatë ëndrrat e Shqipërisë", ndodhet në një vandak librash të vjetër të mbledhur me merak e skrupulozitet nga një i ri i dhënë pas orientalistikës. Ermal Bega është diplomuar për këtë fushë në Universitetin e Prishtinës, por pasionin e tij e ka më së shumti empirik, të datuar që para 11 vjetësh, ku gërmonte kudo për të gjetur ekzemplarë të rrallë në gjuhët orientale. Librat që ka arritur të mbledhë janë më së shumti në persisht, osmanisht dhe arabisht. Janë libra me fletë të zverdhura nga vjetërsia, diku më fletë të hapërdara dhe diku të thërrmuara si tallash. Në këtë lloj pasurie ka libra politikë, sociologjikë, fetarë, shkencorë dhe libra letërsie. Kamus El- Alam (Enciklopedinë turke), vepra pak e njohur ndër shqiptarë e Sami Frashërit me mbi 4000 faqe, ndodhet në bibliotekën "antike" të Begës. Ajo është origjinale, e shkruar në osmanisht dhe është trajtuar nga autori si një enciklopedi botërore, për të gjitha fushat. Po nga Sami Frashëri, posedon në origjinal "Kamus Turkije", (Fjalori i parë i gjuhës turke), që konsiderohet si një ndër kryeveprat dhe bazat e kulturës e mendimit turk.

Po ashtu, në duart e orientalistit të ri ndodhet dhe një përmbledhje origjinale e revistës "Dituria" të Lumo Skëndos, alias Mit‘hat Frashëri, si dhe një numër revistash të Kadri Vokopolës, kryetarit të shoqatës "Drita Hyjnore" të titulluara "Njeriu". Kjo pasuri e rrallë e poseduar privatisht nga Bega, është planifikuar të publikohet në një panair bukinistësh, që Ministria e kulturës do të organizojë së afërmi në qytetin e Vlorës. Shumë prej veprave, sidomos ato që mbajnë autorësinë e disa figurave të mëdha klerikale të kohës, si Ibrahim Dalliu apo Haki Sharofi, janë në planet e orientalistit Bega për t‘u ribotuar në variante të reja.

Le Courrier Des Balkans

*Albanie les 7 songes

Grace à Ermal Bega,orientaliste ,nous retrouvons les 7 songes du grand penseur et patriote hafiz ali Korca,qui 62 ans après viennent d’etre republiées en albanie

je vous propose de les lire et d’y refléchir, ses songes datent des années 20,mais sont encore d’actualité. Il s’agit de 7 songes profétiques ,sur l’avenir de notre pays.

hafiz ali korca était l’un de ces chefs spirituels albanais musulmans ,des sectes musulmanes qui furent si importantes dans notre indépendance au coté de nos frères catholiques et orthodoxes comme luigji gurakuqi et gjergj fishta, p.sotiri ,luarasi avec qui il collabora étroitement.

que leurs messages soient entendu aujourd’hui encore

texte paru dans shekulli Shqipëria në shtatë ëndrrat e Ali Korçës

Alma Mile 05-01-2007

DAMASCUS - SHAM (Poem in English)

By Ermal BEGA

Damascus! Sham!
How wonderful you are!,
With your beauty,
your illumination,
your streets,
your magnificent mosques,
your great personalities,
your history,
your people,
your girls...
I miss you so much
Ya Sham.
I miss smelling your fragrance,
Yours Ya Sham,
I miss your people,
wonderful Sham,
I miss your ‘Ilm (knowledge),
Ya ‘Sham ash-Shareef’,
I miss your girls,
I miss my petal, Ya Sham...

It’s been so long since I smelt your aroma,
It’s been so long since I enjoyed your gardens,
It’s been so long since I touched your petals,
It’s been so long since I touched you,
It’s been so long since I looked at you,
It’s been so long since I felt you...
Ya Sham, I love you so much,
With everything within you...
I will return again,
Wait for me, soon, InshaAllah,
To have your nectar again,
And I wish, I please,
To die there,
Beside you,
Beside the one I loved and I do love again...
I love you,
Ya Sham...

Cikël poetik nga Ermal Bega

Jetojmë

Jetojmë, jetojmë, jetojmë
për një qëllim të vetëm jetojmë
jetojmë që një Zot të Vetëm të besojmë
dhe një Zot të Vetëm të adhurojmë.


I lodhur nga kjo botë

I provova të gjitha
të gjitha i provova
por më të ëmblën gjë që gjeta
ishte dashuria në Një Zot.

E kërkova dhe e gjeta
besimin e vërtetë
për atë jetoj tani
dhe për atë do të vdes.

O Zot, o Zot, o Zot,
na udhëzo në rrugën e drejtë
në rrugën e atyre që bënë vepra të mira
dhe të atyre që të besuan me sinqeritet.


Sinqeriteti

Sinqeritet!
Fjalë e madhe për burra të vërtetë
për ata që veten e mohuan
dhe për një qëllim jetën e flijuan
e flijuan jetën për Një Zot të Vërtetë
dhe për njerëzimin mbarë
që keq të mos heqë.


Dituria

Diturinë njeriut kush ia dha
ia dha Ai që e krijoi
ia mësoi të gjitha emrat e sendeve
dhe më në fund e përsosi.

Ermal BEGA