08 October, 2009

Botimet e reja nga A.C.F.O.S. - Albania

Librat e reja të botuara nga "Qendra Shqiptare për Studime Orientale" - (A.C.F.O.S. - Albania)
Tiranë-Shqipëri


1.
Libri “ABDULKADËR ARNAUTI - Jeta dhe vepra”, është libri i parë në gjuhën shqipe mbi jetën dhe veprën e Shejhut (dijetarit) të madh musliman me origjinë shqiptare, Abdulkadër Arnauti.
Ky libër është shkruar nga një prej ish-nxënësve të tij, ku tregon mbi prejardhjen e Shejhut, jetën dhe veprat e tij. Edhe pse kjo është një broshurë e vogël, shpresojmë që të hedhë pakëz dritë mbi një prej figurave më të spikatura islame (dhe shqiptare) të kohëve të sotme. Urojmë që vepra të tjera mbi jetën e personaliteve muslimane shqiptare në përgjithësi dhe mbi veprën dhe jetën e Abdulkadër Arnautit në veçanti, të shohin dritën e botimit në gjuhën shqipe.

Të dhëna mbi librin:

Titulli i librit: ABDULKADËR ARNAUTI - JETA DHE VEPRA
Autor: Mahmud Muhamed Xhemil el-Kesr (Ish-nxënës i Shejhut)
Përktheu nga arabishtja: Mr. Azem XHELADINI
Redaktor gjuhësor: Ermal BEGA
Botues: A.C.F.O.S. - Albania
Viti i botimit: 2009
Formati: A5
Faqe: 72
Tiranë-Shqipëri


2.
Libri “HISTORIA E SHKENCËS ISLAME”, është një ndër librat më të veçantë që i prezantohet lexuesit shqiptar. Autori i librit, orientalisti anglez Xhorxh Sarton, ka bërë një pasqyrim shumë të bukur të historisë së shkencës islame, duke treguar për kontributin e muslimanëve në shkencë, shpikjet shkencore të muslimanëve, ndikimin që pati shkenca islame në Lindje (me qendër në Bagdad) dhe në Perëndim (me qendër në Kordovë të Spanjës së sotme). Andaluzia e atëhershme i kishte dhënë një hapërisë shumë të madhe shkencëtarëve muslimanë duke themeluar në të njëjtën kohë institucione të mëdha për zbulime shkencore. Një paraqitje të bukur, autori në këtë libër i bën gjendjes në të cilën ndodheshin në atë kohë të krishterët evropianë (Mesjeta e errët evropiane) dhe bën një krahasim më qytetërimin që muslimanët kishin arritur të krijonin në Evropë.
Shpresojmë që ky libër të tërheqë vëmendjen dhe të lexuesve shqiptarë të etur për shkencën në përgjithësi dhe për shpikjet (shkencën) islame në veçanti.

Të dhëna mbi librin:

Titulli i librit: HISTORIA E SHKENCËS ISLAME
Autor: Xhorxh SARTON
Përktheu nga anglishtja (dhe plotësoi me shtojcë): Ermal BEGA
Redaktor gjuhësor: Ermal BEGA
Botues: A.C.F.O.S. - Albania
Viti i botimit: 2009
Formati: A5
Faqe: 194
Tiranë-Shqipëri


3.
Libri “LIDHJET LETRARE SHQIPTARE-ARABE”, i shkruar nga autori sirian me origjinë shqiptare, Dr. Muhamed Mufaku (Arnauti) është ndër librat më me vlerë të shkruara nga ky autor. Ky libër, gjithashtu, është teza e tij e doktoraturës, e cila mbeti pa u botuar që nga viti 1981 (siç e përmend edhe vetë autori në parathënien e librit, pra për më shumë se 25 vjet), për të arritur që ta shohë dritën e botimit vetëm në vitin 2009. Një libër i tillë përmban një qasje studimore për herë të parë mbi lidhjet letrare shqiptare-arabe, ku vlen për t’u theksuar vlerësimi për autorin.
Autori jep në detaje dhe me fakte mbi origjinën e kontakteve letrare mes shqiptarëve dhe arabëve, jep të dhëna mbi kontaktet e ndërsjella mes dy popujve e të tjera informacione që lexuesit në përgjithësi dhe në veçanti orientalistëve, gjuhëtarëve, letrarëve, historianëve, etj. do t’u shërbente shumë.
Urojmë që ky libër të tërheqë vëmendjen e lexuesve dhe kritikëve shqiptarë.

Të dhëna mbi librin:

Titulli i librit: LIDHJET LETRARE SHQIPTARE-ARABE
Autor: Dr. Muhamed MUFAKU (ARNAUTI)
Përgatiti për botim: Ermal BEGA
Redaktor gjuhësor: Dr. Xhevat LLOSHI
Botues: A.C.F.O.S. - Albania
Viti i botimit: 2009
Formati: A5
Faqe: 296
Tiranë-Shqipëri


4.
Libri “BALSAMI I LUMTURISË”, është një libër i cili flet mbi filozofinë islame. Ai është shkruar nga dijetari i madh musliman Muhamed Gazzali, i cili gjatë kohës në të cilën jetoi shkroi gjithashtu edhe librin e tij më të famshëm Ihja ulumu ed-Din (Ripërtëritja e diturive-shkencave fetare). Besojmë se pas leximit të librit, lexuesit do të marrin balsamin për shumë sëmundje shpirtërore.

Të dhëna mbi librin:

Titulli i librit: BALSAMI I LUMTURISË
Autor: Muhamed GAZZALI
Përktheu në shqip: Ahmet RAMO
Përshtati dhe përgatiti për botim: Ermal BEGA
Botues: A.C.F.O.S. - Albania
Viti i botimit: 2009
Formati: A5
Faqe: 146
Tiranë-Shqipëri


5.
Broshura “ARABËT”, nga orientalisti i mirënjohur skocez G.A.R. Gibb është kontributi i parë i këtij autori në gjuhën shqipe. Në këtë broshurë autori flet shkurtimisht mbi gjendjen e botës arabe-islame gjatë kohës që ai jetonte, pra në fillim të shekullit 20. Autori i kësaj broshur, një skozec i cili prej fëmijërisë së tij ka kaluar 5 vjet në Egjipt është shumë i njohur me botën arabe, duke shkruar më vonë këtë pamje të jetës së popujve arabë.

Të dhëna mbi librin:

Titulli i librit: ARABËT
Autor: G.A.R. Gibb
Përktheu në shqip: Klodiana SMAJLAJ
Redaktor gjuhësor: Ermal BEGA
Botues: A.C.F.O.S. - Albania
Viti i botimit: 2009
Formati: A5
Faqe: 146
Tiranë-Shqipëri

0 comments: